Ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta ka zgjedhur Skiathos-in e Greqisë, gjegjësisht Elivi Hotel për të kaluar pushimet.
Hoteli luksoz, i ndërtuar në formën e vilave, ka cmimet më të shtrenjta në zonë.
Çmimi mesatar i një dhome është 630 euro. Një punonjës i hotelit i konfirmoi gazetës TemA praninë e tij në hotel.
Meta është aty në shoqërinë e familjes së vet. Kjo është dhe arsyeja që nuk ka qenë shumë prezent në shtyp këto ditë, ndryshe nga Berisha që duket i shqetësuar dhe ka lënë dhe shëtitjet në Lalëz./ Tema