Ilir Meta, shkaku i skandalit të mbrëmshëm Rama-Haradinaj

Shpërthimi i ndërsjellë mes Ramës dhe Haradinajt gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka qenë aspak i rastësishëm. Duket se Ramës i ka mbetur qejfi me Haradinajn për shkak të pëlqimit të tij nga rivalit të tij politik në Shqipëri, Ilir Metës, gjë e cila e ka detyruar Haradinajn t’i kthejë një përgjigjë të shkurtër e të vrazhdë përmes Facebookut, të tipit: Ik shiko punët e tua!

Historia e qejfmbetjes dhe përplasjes Rama-Haradinaj nis disa ditë më parë, kur sipas gazetës “Epoka e Re”, ka qenë Presidenti Meta ai që është futur “mik” tek malazezët për shkak të raporteve të tij preferenciale me sllavët për të pranuar kërkesën e Kosovës që të rishikohet marrëveshja e demarkacionit.

Kështu, Meta ka patur një takim të fshehtë me datë 9 shkurt me kryeministrin malazez Dushko Markoviç në Podgoricë në vilën qeveritare “Villa Gorica”.

Duke qenë i njohur me këtë fakt si edhe pëlqimin e Haradinajt ndaj Metës, Rama ka shkuar mbrëmë në Prishtinë duke akuzuar se problemi që lindi me demarkacionin ishte i stisur nga qeveritarët e Kosovës.

Por, përgjigja e Haradinajt nuk vonoi: Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll. RH.

Pavarësisht kësaj, Rama i shkoi në shtëpi mbrëmë Haradinajt duke nxjerrë edhe një foto me gotat plot shoqëruar me urimin për 10 Vjetorin e Pavarësisë.

Nga e gjithë kjo, kuptohet se Meta dhe Rama janë në garë me njeri-tjetrin për të përvetësuar këtë moment historik të Kosovës, për të cilin, ndryshe nga Haradinaj nuk është se kanë ndonjë kontribut. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu