Ilir Meta: Të bashkohemi të gjithë kundër Ramës

Për të mposhtur Edi Ramën në zgjedhjet vendore, kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta bëri thirrje për unitet në frontin e opozitës, transmeton InfoShqip.

Ai u kërkoi demokratëve që të mos i besojnë më Ljulzim Bashës, i cili së bashku me Edi Ramën kërcënuan demokracinë dhe pluralizmin në vend dhe ngritën një regjim monist.

Si e kapët shtetin? Këtu Rama u tregua i urtë, i hollë, duke kapur Lulin. Por një gjë do t’ju them, nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli. Falë marifeteve të tij është kudo bashkë me Edi Ramën. Dhe sot që flasim janë bashkë. Janë bashkë kundër pluralizmit politik“, akuzoi Meta.

Sipas tij, “falë” Bashës sot opozita është pa asnjë këshilltar në këshillat bashkiakë, duke aluduar për bojkotimin e zgjedhjeve të fundit vendore nga opozita e bashkuar.

Në një takim me qytetarët e Kuçovës, ai tha se largimi i qytetarëve është më i dukshëm në qytetet e vogla, për të cilat mjafton të shihen klasat bosh nëpër shkolla, për të cilat fajësoi kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se një ditë ai do të japë llogari për gjithçka./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu