Udhëheqës të lartë të Ballkanit ishin në listën e mysafirëve në ceremoninë e betimit të Rexhep Tajip Erdogan si president i Turqisë duke mbushur 16 vjet në pushtet.
Partia AKP fitoi zgjedhjet e 24 qershorit dhe Erdogan do të qëndrojë në pushtet edhe për pesë vite të tjera.
Sipas zyrës së presidentit turk, 22 krerë shtetesh dhe gjashtë kryeministra dhe folës të parlamentit do të merrnin pjesë në ceremoni.
Krerët e shteteve ballkanike që ndoqën ceremoninë e inaugurimit përfshinin anëtarin boshnjak të presidencës shtetërore tre-anëtarëshe të Bosnjes, Bakir Izetbegoviç, presidentin bullgar Rumen Dadev, presidentin e Kosovës Hasim Thaçi, presidentin maqedonas Gjorge Ivanov, presidentin moldav Igor Dodon dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Edi Rama i Shqipërisë ishte i vetmi kryeministër i një vendi ballkanik që mori pjesë në ceremoni.