“Inati” me SHBA: Irani, gati për pasurim të pakufizuar të uraniumit

Organizata iraniane e Energjisë Atomike (AEOI) ka njoftuar se është e gatshme të pasurojë uranium me çdo përqindje, duke ngritur shqetësime për programin bërthamor të vendit.

“Sapo udhëheqja politike të japë dritën e gjelbër, AEOI është e gatshme të pasurojë uranin në një nivel të pakufizuar,” tha nënkryetari i kësaj organizate, Ali Asgar Zraean, cituar nga agjensia shtetërore e lajmeve Irna.

Teherani po punon gjithashtu për një gjeneratë të re të centrifugave, të cilat mund të shpejtojnë ndjeshëm procesin e pasurimit të uraniumit, shtoi ai.

Zarean deklaron se AEOI tashmë po teston centrifugë të rinj.

Urani i pasuruar shumë është i nevojshëm për zhvillimin e armëve bërthamore.

Presidenti iranian Hasan Rouhani tha javën e kaluar se programi bërthamor i vendit të tij tani është “më i avancuar” sesa ishte në 2015, kur Irani nënshkroi një marrëveshje bërthamore (JCPOA) me gjashtë fuqi botërore (Mbretëria e Bashkuar, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara).

Marrëveshja bëri që Irabi të heqë dorë nga zhvillimi i komponentit ushtarak të programit bërthamor dhe mbajti vetëm programin civil bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga JCPOA dhe rinovuan sanksionet, atëherë Irani filloi të zvogëlojë detyrimet e tij sipas marrëveshjes.

Të mërkurën, Rouhani tha që Irani kurrë nuk do të zhvillojë armë bërthamore, me ose pa një marrëveshje bërthamore, dhe u bëri thirrje shteteve evropiane që të mos e ndjekin Uashingtonin, i cili braktisi atë marrëveshje të vitit 2015.

Pas tërheqjes, Uashingtoni rinovoi sanksionet ndaj Iranit, i cili u përgjigj duke braktisur angazhimet e marra nga marrëveshja. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu