Incident i përgjakshëm në ndeshjen Vardar-Shkëndija

Dy persona janë shoqëruar në polici për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë me rrahje gjatë ndeshjes së djeshme të futbollit midis ekipeve të KF Vardar dhe KF Shkëndia në Arenën Filipi i Dytë në Shkup.

Siç kumtoi MPB, dje në orën 15:00 B.M. (18) dhe K.H. (19) në Arenën Filipi i Dytë janë goditur midis tyre në pjesën e fytyrës dhe trupit.

Nga një nëpunës policor personat janë shoqëruar në stacionin policor dhe u janë bërë procesverbale për shkelje të konstatuar sipas nenit 3 paragrafi 1/7 të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në ndeshje sportive dhe u janë dhënë fletëpagesa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu