Incidente kundër “propozimit francez” në protestat para Qeverisë

Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” para Qeverisë për të tretën ditë radhazi vazhdoi protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë.

Disa nga demonstruesit janë përplasur me policinë, e cila ka ngritur kordonin para ndërtesës së qeverisë, pasi kanë thyer gardhin mbrojtës dhe kanë nisur të gjuajnë me gurë dhe fishekzjarre drejt policisë.

Paraprakisht, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ka thirrur qytetarët që masivikisht të dalin në protestë, sepse sipas informacioneve të opozitës, qeveria synon që nesër ta pranojë propozimin e presidencës franceze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu