Incidenti në Kuvend, Sabriu nga Besa: Dështimi i Osmanit zbret në kuvend me aktor Ademin

Fatmir Sabriu nga Lëvizja BESA ka komentuar incidentin në Kuvendin e Maqedonisë. Ai këtë e ka shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale:

“Ngjarjet e sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut respektivisht në komisionin për politikë të jashtme janë reflektim i diplomacisë së dështuar të ministrit të jashtëm Bujar Osmani i cili fajin për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave e hedh diku tjetër. Arbër Ademi nga BDI ka nisur të gjuajë gota ndaj deputetëve të opozitës, me ç’rast janë shkëmbyer fjalë fyese. Frustrimet e Arbër Ademit duhet parë një këndvështrim shumë më ndryshe, e para si një show për të defokusuar opinionin nga dështimi për në BE dhe e dyta me këto skena tenton të mbrojë kolegun e tij nga partia Bujar Osmanin, i cili më shumë ka qëndruar në aeroplan dhe në facebook se sa në tryezën e bisedimeve.

Shtrohet pyetja se pse ky skenar sot ndodh në këtë komision që tenton të mbajë në pushtet gjykatësit politik dhe të korruptuar? Ndoshta është korrupsioni, krimi i organizuar, gjyqësia politike, nepotizmi shkaku që ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në, ndërsa ata nuk na e thon troç se ngecja në procesin euro-integrues ka të bëjë me reformat në sistemin e drejtësisë që po mbrohet nga këta gjykatës dhe diplomat. Të mbrosh gjykatësit që vazhdojnë të mbrojnë politikat e pushtetit të dështuar flet për faktin se pikërisht ata mbrojnë veten e tyre, mbrojnë aferat korruptive, mbrojnë krimin dhe skandalet e njëpasnjëshme duke nisur nga tenderët e deri tek rritja enorme e çmimeve.

Pamjet e ditës së sotme reflektojnë pasqyrën dhe menaxhimin e kësaj qeveria e cila e gjendur para një sfide tepër të vështirë atë të trazirave sociale që janë në prag, po tenton të luajë rolin e viktimës dhe patriotizmit të rrejshëm. Europa nuk kërkon folklorizëm dhe viktimizim, ajo kërkon funksionim të shtetit të së drejtës, kërkon gjykata të pavarura dhe respektim të fjalës së lirë. Ju zotërinj të nderuar Osmani dhe Ademi, nuk është fajtor opozita që ju keni dështuar me integrimin në BE, që në listën e “Transparency International” jeni në fund për funksionim të shtetit të së drejtës, që me rritjen e çmimeve ja kalojmë edhe vendeve më të fuqishme, që nuk mbështesim punëtorët për t’u rritur pagat qesharake ashtu sikurse bën vendet e rajonit, Jo, fajtor jeni JU që me vite të tëra nga aeroplani po trumbetoni se marrim datën dhe ktheheni në shtëpi duar bosh.

Fotografia e famshme e Zaev, Osmani, Dimitrov, Angjushev, nga nesër mund të zëvendësohet me fotografinë e pamjeve të sotme ku nga dështimi kryetari i komisionit për politikë të jashtme Arbër Ademi, për të mbrojtur diplomatin Osmani sulmon opozitën. Nesër qëndrimi i vendeve të BE-së do të jetë shumë i qartë. Maqedonia e Veriut nuk i plotëson kushtet jo se ka kontest me Bullgarinë, por nuk funksionon shteti ligjor dhe drejtësia. Mbetet e paqartë se si do të zhvillohen ngjarjet ditëve të ardhshme në kuvend ku pothuajse gjithçka është e paralizuar. Fjala diplomaci tashmë do zëvendësohet me fjalën dështim, ose më mirë thënë ministri i dështimit Bujar Osmani, mban press se do shkojë të vizitojë ndonjë lagje.”, ka shkruar Sabriu. /Monitor.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu