India do të blejë pajisje ushtarake në SHBA në vlerë prej tre miliardë dollarë

India nga SHBA-ja do të blejë pajisje ushtarake në vlerë prej tre miliardë dollarë, bëri të ditur sot presidenti amerikan Donald Tramp, i cili ndodhet për vizitë në atë vend.

Pas takimit te-a-tet me kryeministrin indian Narendra Modi, Trampi deklaroi se vizita ka qenë produktive, në të cilën janë lidhur edhe marrëveshje për blerjen e helikopterëve amerikanë për ushtrinë indiane. India do të blejë 24 helikopterë SiHok nga kompania Loki Martin të pajisur me raketa Helfaer, në vlerë prej 2,6 miliardë dollarë, dhe paralajmëroi porosi të gjashtë helikopterë[ve “Apaçi”.

Trampi theksoi edhe se shpreson në arritjen e një marrëveshje më madhe tregtare me Indinë, me siguri deri në fund të këtij viti.

Të dyja shtetet fillimisht kanë planifikuar të lidhin “mini marrëveshje”, por është treguar si e vështirë për t’u bërë. Në vend të kësaj kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes për pakon e madhe, duke përshirë edhe një marrëveshje të mundshme për tregti të lirë.

Trampi edhe një herë shtoi se ka biseduar me Modin të cilin e quajti “mik të dashur” për rëndësinë e sigurisë së rrjetit telekomunikues 5G në Indi para ankandit të planifikuar për ndarjen e frekuencave në atë vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu