Inflacioni në eurozonë për majin në rekord të ri prej 8,1 për qind

Shkalla vjetore e inflacionit në eurozonë mbërriti rekordin 8,1 për qind në maj, publikoi sot agjencia evropiane statistikore Eurostat.

Inflacioni i majit në 19 shtetet e eurozonës e tejkaloi inflacionin rekord paraprak prej 7,4 për qind në prill, duke arritur numrat më të lartë nga janari i vitit 1997. Rritja e çmimeve të konsumit çdo muaj arriti nivele rekorde, vazhdimisht nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo vitin e kaluar ishte kategorizuar si fenomen i përkohshëm, në lidhje me fuqinë për rimëkëmbjen ekonomike pas goditjes pandemike dhe ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit.

Pushtimi rus në Ukrainë nga fundi i shkurtit, si dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës e intensifikojnë lëvizjen e çmimeve dhe i rrisin frikësimet se do të ketë rënie të madhe të rritjes së bruto prodhimit vendor.

Lëvizja e inflacionit fillimisht reflektohet ndaj sektorit energjetik (rrymë, naftë, gaz), ndërsa ajo pjesë e treguesit të çmimeve në maj është rritur për 39,2 për qind në bazë vjetore, pasi në prill është rritur për 37,5 për qind.

Por rritja e çmimeve të ushqimit (duke përfshirë edhe alkoolin dhe duhanin) gjithashtu përshpejtohet, duke arritur 7,5 për qind në maj prej 6,3 për qind në prill. Kjo e përshpejton edhe rritjen e çmimeve të produkteve industriale, prej 4,2 për qind në maj nga 3,8 për qind në prill dhe shërbimet prej 3,5 për qind në maj përkundër 3,3 për qind muajin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu