InfoShqip sot feston 4 vjetorin e themelimit

Portali InfoShqip u themelua 4 vite më parë dhe filloi punën e tij më 1 Gusht të vitit 2016 duke pasur qëllim kryesor që të bëhet një medium i besueshëm, i pa-anshëm politikisht dhe duke synuar që në çdo rast me ndershmëri ta zhvillojë detyrën e një mediumi të dashur për lexuesin shqiptar.

Qëllimi kryesor i InfoShqip që nga themelimi i tij para 4 vitesh ka qenë që të bëhet një dritare për informim të saktë dhe të pavarur në gjuhën shqipe, duke ardhur tek lexuesit e tij në kohë reale me lajme, intervista, komente dhe analiza të ndryshme, duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë, për t’ju informuar në kohë reale për të gjitha ndodhitë nga vendi, rajoni dhe bota.

Ne ndihemi krenar pasi që me fanatizëm kemi mbrojtur objektivin kryesor që i kemi vendosur vetes – ruajtjen e etikës dhe profesionalizmit në fushën e gazetarisë. Synim i yni ka qenë të jemi një medium i përshtatshëm për tu lexuar nga gjithë grup moshat, ne kemi injoruar plotësisht  lajme me tituj senzacionale pa përmbajtje reale, lajmet e rreme, si dhe lajmet e showbizit jo të përshtatshme për audiencën.

Këto 4 vite ekzistence kanë qenë një sukses mjaft i madh për ne, pasi kemi arritur të bëhemi një ndër mediat online më të lexuara në Maqedoninë të Veriut si dhe njëkohësisht kemi qenë media me më shumë aktivitete nëpër rrjetet sociale, ku figura të shumta publike, analistë e opinionistë janë bërë pjesë nëpërmjet analizave, komenteve dhe intervistave të përditshme.

Stafi i InfoShqip.com dëshiron të falënderojë të gjithë lexuesit që kanë zgjedhur portalin tonë për t’u informuar, pa ju nuk do ishim këtu ku jemi sot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu