InfoShqip uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati!

Urojmë që kjo ditë e bekuar të sjellë qetësi në zemrat tona, harmoni në familje dhe dashuri mes njerëzve. Le të jetë një ditë që na afron më shumë me njëri-tjetrin, duke na kujtuar rëndësinë e solidaritetit, mirësisë dhe kujdesit për ata që kanë nevojë.

Në këtë ditë sakrifice dhe mëshire, lusim që Haxhi t’u jetë pranuar të gjithë Haxhijve dhe çdo besimtari që ka bërë nijet për të prerë Kurban, Zoti i Madhërishëm ia pranoftë me sinqeritet dhe mirësi.

Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore – sakrificën, modestinë, humanitetin dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

🤲 Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu