Injorohet Vuçiq gjatë takimit inaugurues në Samitin e Pragës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është injoruar gjatë takimit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian. Analisti britanik, Daniel Smith ka shpërndarë një video në rrjetin social Twitter, ku edhe e komenton Vuçiqin.

“Shikoni sesi Presidenti i #Serbisë injorohet dhe izolohet gjatë takimit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian #EPC”, ka shkruar ai sipër videos.

Serbia ka nënshkruar një marrëveshje për bashkërendimin e politikës së jshtme me Rusinë, kjo ka ngjallë kritika nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu