Inspektorati mbyll kuzhinën ku u hulmuan kadetët policor në Idrizovë

Pas njoftimit nga Qendrës për Shëndet Publik, se sot kadetët nga Qendra për trajmin të policivë në Idrizovë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të simptomave të helmimit me ushqim, Agjencioni për ushqim dhe veterinari së bashku me Inspektoratin sanitar kanë kryer kontroll në sallën e ngrënies dhe në kuzhinën ku është përgatitur, dhe shërbyer ushqimi, transmeton TetovaSot.

Nga atje thonë se është shpallur masa e mbylljes së përkohshme të kuzhinës dhe menzës dhe të njëjta nuk do të funksionojë deri në marrjen e rezultateve të testeve laboratorike që do të konfirmojnë sigurinë.

Gjithashtu, shërbimet kompentente kanë urdhëruar pastrim i përgjithshëm, dezinfektimin dhe dërgimin e punonjësve në inspektim sanitar.

Tre nga 22 ekzaminuarit kanë përfunduar në Repartin infektiv të Spitali Universitar “Nënë Tereza” dhe janë të mbajtur për trajtim të mëtejshëm./TetovaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu