Inspektori komunal sulmohet gjatë detyrës në Prishtinë

Një inspektor komunal është sulmuar fizikisht derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:50.

Viktima ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar nga pronari i një lokali dhe disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Inspektori ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia ka intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin.

Të dyshuarit ndodhen në arrati dhe rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu