Instituti gjerman: Një skenar italian është i mundur edhe në Gjermani

Drejtori i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler, të dielën nuk e përjashtoi mundësinë që Gjermania të përballet me mungesë të mjediseve spitalore dhe situatës siç është në Itali, ndërsa fajësoi zakonet e ngrënies në Azi për shpërthimin e pandemisë.

“Ne nuk mund të përjashtojmë që në Gjermani të kemi një situatë kur kemi më shumë pacientë sesa kapacitetet që kanë spitalet tona”, tha Wieler në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, duke shtuar se “skenari i tillë si ai në Itali është i mundur”, shkruan FAZ, transmeton InfoShqip.com

Wieler paralajmëroi se Gjermania nuk duhet të qetësohet për shkak të numrit relativisht të ulët të vdekjeve nga infeksioni coronavirus.

“Në fillim, në Gjermani janë infektuar njerëzit që nuk janë në rrezik, ku shumë prej tyre kishin marrë infeksionin në një pushim skish. Pra, këta ishin kryesisht njerëz të rinj dhe aktivë. Kur infeksioni shkon në spitale dhe shtëpi pleqsh, ekziston frika se numri i vdekjeve mund të rritet ndjeshëm”, tha Wieler.

Në vetëm disa ditë, 12 pacientë vdiqën në një shtëpi të vetme pleqsh në Wolfsburg.

Sipas Johns Hopkins, më shumë se 58 mijë janë të infektuar në Gjermani dhe më shumë se 450 kanë vdekur.

Zakonet e gabuara të ngrënies?

Në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, Lothar Wieler kritikoi gjithashtu zakonet e ngrënies në disa pjesë të botës, të cilat ndoshta çuan në përhapjen e coronavirusit.

“Ka zakone të rrezikshme të ngrënies në disa pjesë të botës, veçanërisht në Azi, ku njerëzit konsumojnë të gjitha kafshët ekzotike dhe i mbysin pak para se ti hanë”, tha drejtori i institutit të epidemiologjisë dhe profesori i mjekësisë veterinare Wieler.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu