Instituti i Prespës: Ja kush ka shanset për të fituar zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?

“Nëse tani mbahen zgjedhje në Maqedoni dhe nëse LSDM dhe Koalicioni dalin me një listë, e VMRO-DPMNE me koalicionin aktual, nuk ka asnjë skenar në të cilin opozita do të fitojë zgjedhjet parlamentare”, thuhet në hulumtimin e Institutit të Prespës, që i referohet “Sistemit të Monitorimit të zgjedhjeve dhe sjelljes së zgjedhësve”.

Hulumtimi i Institutit të Prespës, siç u prezantua sot, tregon se votuesit në Maqedoni kryesisht votojnë për një parti politike, gjegjësisht ka shumë pak ndikim se për cilin kandidat bëhet fjalë, përcjell INA.

Partitë politike, nga ana tjetër, kanë qendra votimi të besueshme, ku votuesit gjithmonë votojnë për një parti politike, pavarësisht se çfarë lloj zgjedhjesh janë.

Ky hulumtim është bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale, e realizuar përmes mjetit kërkimor dhe analitik ElektoMetar.

Tre eksperimentet e kryera përfshinin 14,000 skenarë të ndryshëm që konsiderojnë një skenar hipotetik ku pesë blloqe partish politike do të dalin në zgjedhjet e 2024. Në të njëjtën kohë, blloqet do të përbëheshin sipas njoftimeve aktuale të grupimit: koalicioni qeveritar, koalicioni që graviton rreth VMRO-DPMNE-së, blloku që përfaqëson koalicionin shqiptar, bllok i dominuar nga E Majta dhe bllok i dominuar nga parti të tjera politike, ku ndër të tjera është partia e sapoformuar ZNAM e Maksim Dimitrievskit.

Sipas modelit ElektoMetar, në këtë moment vetëm dy blloqe kanë shanse të formojnë shumicën ose të fitojnë më shumë vota.

Në të njëjtën kohë, blloku i parë ose koalicioni aktual qeveritar ka 96 për qind shanse për të formuar shumicën, dhe blloku i dytë ose opozita aktuale ka vetëm katër për qind shanse për të fituar numrin më të madh të deputetëve dhe për të qenë në gjendje të propozojë përbërjen e qeverisë së re.

Sipas analizës së Institutit të Prespës, qytetarët votojnë kryesisht për një parti politike.

Sondazhi i prezantuar sot tregoi se nga të gjithë skenarët e mundshëm, asnjëri nuk parashikon një koalicion që do të fitonte dy të tretat në parlament ose 80 deputetë.

Nëse VMRO-DPMNE bën koalicion me tri partitë opozitare shqiptare, ata do të insistonin në ndryshime kushtetuese për të marrë pjesë së bashku në zgjedhje, por qëndrimi i VMRO-DPMNE-së dhe mbështetësve të tyre është i qartë – ata nuk pranojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Siç u theksua në prezantim, sipas sondazheve të bëra më herët, vetëm 15 për qind e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së i pranojnë amendamentet kushtetuese, ndërsa nëse VMRO-DPMNE para zgjedhjeve shpallte se i pranon amendamentet kushtetuese, mund të humbin 33 për qind të votuesve potencialë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu