Interi njofton përfitimet rekord për ndeshjen ndaj Barçës, është fitimi më i madh në histori nga një ekip italian

Interi ka njoftuar për fitimin më të lartë në histori të një klubi italian në lidhje me një ndeshje futbolli. Nerazzurrët janë nikoqir të Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Ligën e Kampionëve. Ndeshja në mes të Interi dhe Barcelonës është paraparë të zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 21:00.

Stadiumi në të cilin i zhvillon ndeshjet si vendas Inter, ka një kapacitet prej 80,018 vendesh. Sipas mediave italiane, Interi ka arritur t’i shes të gjitha biletat dhe në këtë ndeshje stadiumi do të jetë i stërmbushur.

Përveç kësaj, zikaltrit kanë arritur përfitime rekord nga shitja e biletave dhe sipas tyre këto përfitime janë më të lartat në histori nga një ekip italian.

“Me mbi 5.8 milionë euro, ndeshja e nesërme Inter-Barça do të shënojë fitimin më të lartë në histori për një ekip italian”, thuhet në njoftimin e Interit.

Deri më tani fitimi më i madh i Interit ishte ai i derbit të fundit të Madonninas ndaj Milanit, ku pati mbi 78 mijë tifozë dhe fitime mbi 5 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu