Interi, “viktimë” e kaluzolës së Lukakut. Manchester United kërkon Lautaro ose Skriniar

“A nuk mund ta paguani Lukakun? Na jepnji njërin nga Lautaro dhe Skriniar, kështu do të rregullojmë gjithçka”. Kjo, në mënyrë të përmbledhur, është përmbajtja e një komunikimi që u zhvillua ditët e fundit midis Manchester United dhe Interit. Por, a ishte kjo një kërkesë aktuale apo një provokim, në përpjekje për t’i detyruar zikaltrit? Përgjigja përfundimtare, për momentin, është e pamundur të jepet. Sidoqoftë, do të arrijë në mënyrë të pashmangshme deri në fund të marsit.

Ndërkohë, është e nevojshme të kuptohet pse duhej të krijohej një situatë e tillë. Premisa është që “Djajtë e Kuq” kanë pretenduar të përfshijnë në kontratën për shitjen e sulmuesit belg një klauzolë, sipas së cilës, nëse një nga afatet e ndryshme të pagesave të përcaktuara në detaje nuk respektohet, zikaltrit menjëherë bëhen debitorë të Manchester United, e gjithë sasia e mbetur e shumës bashkohet në një pagesë të vetme.

Epo, duket se me të vërtetë një afat është anashkaluar. Jo një këst, por një bonus. Në thelb, një nga kushtet e parashikuara në kontratë u përmbush dhe një çmim shtesë u bë efektiv për Manchester United. Një çmim, padyshim, që duhet të paguhet brenda një periudhe të caktuar kohe. Interi, ndoshta për shkak të problemeve të njohura të likuiditetit, nuk e ka bërë pagesën në kohën e duhur dhe, për këtë arsye, klauzola ndëshkuese ka hyrë në fuqi. Rezultati është që, në këtë pikë, një borxh prej rreth 50 milionë eurosh u krijua ndaj “Djajve të Kuq”. Dhe pasqyrimi më i menjëhershëm për atë borxh ka të bëjë me licencat e UEFA-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu