INTERVISTA/ Shkrimtarja Rovena Vata lanson librin e saj të ri

Intervistë ekskluzive e shkrimtares Rovena Vata për InfoShqip.com

Kush është Rovena VATA?

Rovena Vata ka lindur në qytetin e Bajram Currit, është rritur në Has, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe atë tetëvjeçar, në shkollën “Sali Hajdari”, kurse studimet e mesme i ka përfunduar në qytetin e Kukësit, në degën Pedagogji-Psikologji, në vitet 2000-2004. Studimet e larta i ka përfunduar për Gjuhë-Letërsi në fakultetin Histori-Filologji, në vitet 2005-2008, në Universitetin e Tiranës, kurse studimet pas universitare i ka përfunduar po në këtë fakultet, në drejtimin: “Letërsi e përgjithshme dhe letërsi e krahasuar”, në vitet 2005-2010, ku diplomohet me Medalje të Artë. Rovena Vata ka fituar gradën “Doktor” në Qendrën e Studimeve Albanologjike (sot-Akademia e Studimeve Albanologjike), Tiranë me 17 qershor 2013, në fushën Studime Letrare dhe Antropologji Kulturore.

Ka ligjëruar në Universitetin Justicia, Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, në Universitetin e Arteve në Tiranë, në Universitetin e Prizrenit, në Universitetin e Gjakovës, në Universitetin e Durrësit etj, si dhe gjatë vitëve që ka dhënë dhe jep mësim, ka ligjëruar në këto lëndë: Metoda e Kërkimit Shkencor në Edukim, Historia e Kulturës Shqiptare, Tekste Arbëreshe, Shkrimi kreativ, Shqipja letrare e shek 15-19, Histori Arti, Drama shqipe, Etika profesionale, Aftësim në Informacion, Tregimi shqiptar, Bazat e retorikës, Bazat e gazetarisë, Kritika letrare, Analizë e zhanreve. Që prej vitit 2011 ajo punon në Qendrën e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë).

Rovena Vata është autore e 4 monografive shkencore, si:

 “Miti i malit në letërsinë shqipe: Fishta, Koliqi, Migjeni, Camaj”, “Naimi”, Tiranë, 09.10.2013, ISBN: 9789928-109583.

Urë fjalësh midis letërsisë dhe antropologjisë”, Enti Botues “Gjergj Fishta”, Tiranë, tetor 2015, ISBN: 978-9928-161-85-7.

Identitet kulturor përmes vlerash”, “Botime Nacional”, Tiranë, dhjetor 2018, ISBN: 978-9928-264-14-5.

Fantastikja në rrëfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit”, “MagnaSken”, Shkup, 2019, ISBN: 978-608-66191-1-4.

Rovena ju keni marrë pjesë në shumë konferenca, seminare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, na veçoni disa dhe temat të cilat keni punuar ju?

Pjesëmarrja ime si referuese me kumtesë shkencore, ka qenë në 25-26 qershor i vitit 2011, ku Universitetiti i Tetovës, në bashkëpunim me shoqatën “Josif Bageri”, organizuan simpoziumin shkencor ndërkombëtar me temë: “Jeta dhe vepra e Josif Bagerit”, kurse tema që kisha përzgjedhur për këtë debat shkencor ishte: “Poezia e Josif Bagerit-frymëzim patriotik dhe çlirimtar”.

Më 19 dhjetor të vitit 2011, Instituti i Promovimit të Vlerave të Gjuhës Shqipe, organizoi konferencën shkencore me temë: “Gegnishtja sot”, në këtë sesion shkencor kam folur për temën: “Si të riintegrohet letërsia gege në shkollë: rishikim dhe riintegrim”. Kjo kumtesë më lindi si ide që kisha dhe kam për pasurimin e gjuhës. Pra një gjuhë pasurohet kur merr dhe jep me standardin.

Më 18-21 korrik, 2011, në Përmet, Qendra e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Poetekën, organizuan konferencën shkencore me temë: “Liter(n)atura” dhe titulli i kumtesës që kisha zgjedhur ishte: “Figurshmëria gjuhësore te poema “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit”.

Më 01-03 tetor, 2011, Qendra e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me shoqatën “Don Gjon Buzuku”, organizojnë në Ulqin, konferencën me temë: “Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve”, ku për temë referuese kam zgjedhur temën: “Miti i ujit në Krajë dhe Shestan, Ublat”.

Më 16-18 dhjetor të vitit 2011, Instituti Albanologjik i Prishtinës, organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare me temë: “Historia në formimin e identitetit letrar shqiptar”, ku për temë kumtesë kam zgjedhur të referoi: “Mënyrat e trajtimit të historië në vepra letrare”.

Kumtesa dhe trajtesa të tjera në konferenca shkencore jashtë dhe brenda vendit, të cilat po i referoi në mënyrë më sintetike, si më poshtë:

“Poezia marciale gjatë rilindjes”, Universiteti i Tetovës, 2012. “Fjala artistike përballë shtetit armiqësor totalitar, rasti i Martin Camajt”, Universiteti i Vlorës, 2012. “Gjuha dhe letërsia shqipe nga pavarësia e Shqipërisë gjer në shekullin XX”, Universiteti i Europës Juglindore, 2012. “Doke shqiptare në zonën e Dukagjinit mbledhur nga Lef Nosi”, Universiteti i Elbasanit, 2012. “Kulti i gjuhës dhe kulti i të parëve në veprën e Gjergj Fishtës”, Universiteti i Prishtinës, 2013. “Figurat mitike dhe simbolika në veprën e Camajt”, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë, 2013. “Kontributi i Idriz Ajetit në albanologjinë shqiptare”, Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren, 2014. “Thimi Mitko: Parime të nënkuptuara metodologjike dhe estetike në punën e tij si mbledhës i folklorit”, Universiteti “Fan Noli”, Korçë, 2015. “Kontributi i At Gjergj Fishtës në arsimin shqiptar”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, 2017. “Ritet e motmotit në rrëfenjat kuteliane”, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, 2017. “Gjuha amtare dhe roli i dygjuhësisë në veprat e Kim Mehmetit”, organizuar nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Suedi “ILIRIA”, Suedi, 2017. “Kontributi i Martin Camajt në letrarizimin e miteve dhe dokeve të zonës së Dukagjinit në romanin “Rrathë”, Universiteti i Shkodrës, 2017. “Arsimi në Mitrovicë dje dhe sot”, organizuar nga Instituti për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim & Qendra e Kulturës në Mitrovicë, 2017. “Letërsia shqipe në ekzil-rasti i Martin Camajt”, organizuar nga shoqata për Kulturë “TRADITA”, Tetovë, 2017. “Lojërat tradicionale popullore të Rugovës”, organizuar nga Insituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Pejë, 2017. “Afirmimi i superioritetit të një identiteti realizohet me kufizimin e të drjetave të individëve të një identiteti tjetër”, organizuar nga shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore-Preshevë, 2017. “Motivi i dashurisë bë eposin shqiptar, rasti: Martesa e Halilit”, organizuar nga departamenti i Studimeve Letrare, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2017. “Simbolika e vdekjes në romanin: “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, organizuar Universiteti i Gjirokastrës, 2017. “Kontributi i Koci Zdrulit në mbledhjen e folklorit të Devollit të Sipërm”, organizuar nga Universiteti i Korçës “Fan Noli”, 2017. “Përlindja e Frang Bardhit në ndërtimin e profilit të Skënderbeut”, organizuar nga Akademia e Shkencave shqiptaro-amerikane-Neë York, 2018. “Impakti dhe ndikimi në kulturë dhe arsimin shqip të Austro-Hungarisë”, organizuar nga Ambasada Austro-Hungareze dhe Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 2018. “Metodikë e letërsisë: Metodologji të mësimdhënies dhe teori të të nxënit për nxënësit që jetojnë në diasporën shqiptare”, Seminari XIV Mbarëkombëtar “Për mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë & Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë së Kosovës, Tiranë, 2018. “Censura komuniste dhe imazhet e ‘njeriut të ri’ në letërsinë shqipe: Rasti i Pallatit të Ëndrrave të Ismail Kadaresë”, organizuar nga Universiteti i Tiranës, fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë, 2018. Aspekti shoqëror dhe folklorik në veprën e Rreshpjes, organizuar nga qendra “Pjetër Budi”, Tiranë, 2018.

Krijimtaria juaj shkencore Rovena është botuar nëpër revista shkencore dhe akademike të ndryshme, a mund të na i përmendi disa prej tyre?

Po ashtu kontributi me artikuj shkencor të fushës së albanologjisë shqiptar,  ka vijuar dhe vijon në disa qarqe akademike dhe shkencore, me të cilat kam bashkëpunim prej vitesh, ku mund të përmend ndër vite disa prej tyre, si:

  • Doket, ritet e kultet shqiptare në romanin “Karpa” të Martin Camajt”, revista shkencore: “Pasqyra e t’rrëfyemit”, ISSN: 2414-5580, Botim i Qendrës Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, Viti III, N. 6, 7-korrik-dhjetor 2017 & janar-qershor 2018, f. 218-223.
  • Lef Nosi si mbledhës i folklorit në arkivin e IAKSA-ës”, Arkivi Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Viti XVIII 2017, Tiranë, 2017, vëllimi 1-2, f. 56-63.
  • Lojërat tradicionale popullore të Rugovës”, në: “Visare të Trashëgimisë shpirtërore të Pejës me Rrethinë, I”, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Pejë, 2017, Vëllimi i parë, f. 51-64.
  • Pleqnia në Kanunin e Lekë Dukagjinit: Pjesa teorike dhe ajo e përgjithshme”, në: “Visare të Trashëgimisë shpirtërore të Pejës me Rrethinë, I”, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Pejë, 2017, Vëllimi i parë, f. 139-170.
  • Folklori, amza e ndërtimit të rrëfenjave kuteliane”, Mitrush Kuteli në 110-vjetorin e lindjes, konferencë shekncore, 26 maj 2017, përmbledhje materialesh, Universiteti “Fan S. Noli” Korcë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, në bashkëpunim me: Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Institutin Albanologjik të Prishtinës, Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, f. 221-232.
  • Roli i ëndrrës si element psikologjik në rrëfejat e Mitrush Kutelit”, revista “AKADEMIA”-revistë për kulturë, gjuhë, media, 1, dhjetor, 2017, Prishtinë-Kosovë.
  • De Rada’s Position in the Albanian Literature”, A MULTI-DISCIPLINARY RESEARCH JOURNAL, “ANGLISTICUM”, p-ISSN 1857-8179, e-ISSN 1857-8187, IC Impact Factor: 6.88, Volume 5, Number 11, November Tetovë, Maqedoni, 2016, p. 23-26.
  • Qyteti hije e provincës në romanin “Qyteti pa reklama”, të Ismail Kadaresë”, revista “GLOBAL CHALLENGE”, revistë shkencore periodike. ISSN: 2227-8540/ISSN: 2312-5748 (Online), 5, Numri 3, Tiranë, Gusht, 2016, f. 56-64.
  • Erosi i Migjenit në letërsinë shqipe”, revista “GLOBAL CHALLENGE”, revistë shkencore periodike. ISSN: 2227-8540/ISSN: 2312-5748 (Online), 5, Numri 1, Shkurt, Tiranë, 2016, f. 61-66.
  • Periodikët si histori e letërsisë dhe kodifikuese letrare, Rasti i SHÊJZAVE”, revista “ALBANOLOGJI” 5, VËLLIMI I, Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP), Prishtinë, 2015, f. 77-83.
  • Kthimi i letërsisë në qytet dhe shembja e kulteve në veprën migjeniane”, revista “GLOBAL CHALLENGE”, revistë shkencore periodike. ISSN: 2227-8540/ISSN: 2312-5748 (Online), Vol . IV, Numri 4, Tiranë, Nëntor, 2015, f. 42-51.
  • The Feeling of Being Free Among Cultures that Collide ADDENDA (Things that should be added, because if not they can be forgotten)-A Story by Eris Rusi”, International Journal, Literature, Linguistics & Interdisciplinary Studies, “ANGLISTICUM”, p-ISSN 1857-8179, e-ISSN 1857-8187, IC Impact Factor: 6.88, Volume 4 Number, 11 November Tetovë, Maqedoni, 2015, p. 18-28.
  • Ndjesia e të qenit i lirë mes kulturash që përplasen ADDENDA (gjërat që duhen shruar, sepse harrohen)-tregim nga Eris Rusi”, revista “GLOBAL CHALLENGE”, revistë shkencore periodike. ISSN: 2227-8540/ISSN: 2312-5748 (Online), IV, Numri 3, Tiranë, Gusht, 2015, f. 14-25.
  • Elementët fantastik dhe gjysmë-fantastike në historitë e shkurtra të Kutelit”, revista “GLOBAL CHALLENGE”, revistë shkencore periodike. ISSN: 2227-8540/ISSN: 2312-5748 (Online), IV, Numri 2, Tiranë, Maj, 2015, f. 76-82.
  • Thimi Mitko: Parime të nënkuptuara metodologjike dhe estetike në punën e tij si mbledhës folklori”, Libri i botimit të konferencës, Universiteti i Korçës, Bashkia e Korçës, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, ISSN: 2078-7111, 423-435.
  • Kodi, mali dhe kanuni-pjesë e identitetit kombëtar në veprën e Koliqit”, revista “ALBANOLOGJI”, 4, Vëllimi II, Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP), Prishtinë, 2014, f. 49-57.
  • Doke shqiptare në zonën e Dukagjinit të mbledhura nga Lef Nosi në periudhën 1930”, revista “HAEMUES PLUS”, revistë shkencore, botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare, Bucharest, Romania, 2013, 293-310.
  • Nga premtimi për libër të hapur, për bashkëkrijim autor-lexues-romancier” (Studim shkencor dhe narratologjik i romanit “Loja e Fituar”)-nga shkrimtari Dario Rexhollari”, revista “GLOBAL CHALLENGE”, revistë shkencore periodike. ISSN: 2227-8540/ISSN: 2312-5748 (Online), Numri, 10, Tiranë, Gusht, 2014, f. 20-34.
  • Elementet e ngjashmërisë dhe intonacionit narrativ mes Kutelit, Turgenievit dhe Gogolit”, revista “Gjurmime albanologjike”, seria e shkencave filologjike, 43, 2014, Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP), Kosovë-Prishtinë, f. 45-59
  • Psycho-mental Enigmas and Symbols of Unconsciousness in Koliqi’s Characters”, International Journal, Literature, Linguistics & Interdisciplinary Studies, “ANGLISTICUM”, p-ISSN 1857-8179, e-ISSN 1857-8187, IC Impact Factor: 6.88, Gusht, Tetovë, Maqedoni, 2014,., f. 25-34.
  • Futurizmi si rrymë e re letrare dhe autorët botërorë që e aplikuan”, revista GLOBAL CHALLENGE”, revistë shkencore periodike. ISSN: 2227-8540/ISSN: 2312-5748, Numri 9, Maj, Tiranë, 2014, f. 25-31.
  • Kulti i shqipes dhe kulti i të parëve në veprën e Fishtës”, Botimi “Studime të Gjuhës Shqipe”. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë), KDU 811.18-26 (05), Prishtinë, 2014, f. 553-557.
  • Përkimet e Migjenit dhe Poradecit me simbolizmit e Bodlerit”, revista “ALTERNATIVA”, revistë për kulturë dhe shkencë, ISSN: 0353/7110, Viti XXIII, Nr. 4, Lublanë, 2014, f. 105-117.
  • Simbolika dhe rrjeta psikoanalitike dhe letrare te personazhet e Koliqit”, revista “GLOBAL CHALLENGE”, revistë shkencore periodike. ISSN: 2227-8540/ISSN: 2312-5748, Numri 8/Tiranë, Shkurt 2014, f. 70-79.
  • Kanuni i maleve dhe vlera e tij në kulturën shqiptare”, revista MIRDITA”, revistë kulturore-periodike, botim i shoqërisë kulturore-artistike “Mirdita”, Viti i Dytë i botimit, Nr. 5, Tiranë, guasht, 2014, f. 28-32.
  • Mishërimi i së drejtës kanunore në poezinë shqipe”, revistë letrare, “Metafora”, 2, Prishtinë, qershor 2014, f. 23-25
  • Figurat mitike dhe simbolika në veprën e Martin Camajt”, Libri i botimeve Kumtesat I, Shkencat gjuhësore, kulturore dhe historike “JAVA E SHKENCËS”, 2013, ISBN: 978-9951-16-057-5, Kumtesat I, Prishtinë, 2013, f. 352-364.
  • Fillimi i mitit të gjuhës si shenjë identifikimi”, revista letrare, “JETA E RE”, 2, 2013, Prishtinë, Kosovë, shtator, 2013, f. 234.
  • Mali si traditë në letërsinë e vjetër: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi”, revista “HAEMUES PLUS”, revistë shkencore, botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare, Bucharest, Romania, 2013, 56-61.
  • Koliqi mes kodit kanunor dhe kodit civil”, revista “HAEMUES PLUS”, revistë shkencore, botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare, Bucharest, Romania, 2013, f. 241-246.
  • Miti i malit në kanunin e Lekë Dukagjinit”, në revistën: “Gjurmime albanologjike”/Folklor dhe etnologji, 41/42-2011-2012, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012, f. 43-59.
  • Simbolika e Breshkës si dekor i mitit të malit të Camaj, revista “MALËSIA”, revistë për kulturë, shkencë dhe cështje shoqërore, ISSN: 1800-5764, 8, Podgoricë, 2013, f. 145-159.
  • Kadare-Qosja-Frashëri rreth identitetit kombëtar, revista “ALBANOLOGJIA 2” (Instituti Albanologjik i Prishtinës IAP), Vëllimi I, Prishtinë, 2012, f. 91-107.
  • Mali dhe kodi në letërsinë e at Gjergj Fishtës”, revista “OPTIME”, revistë shkencore e “ALBANIAN UNIVERSITY”, ISSN: 2220-4B1X, 2, (Viti IV I botimit), qershor, Tiranë, 2013, f. 165-174.
  • Leknia si metonimi e atdheut, Fishtës: Lahuta e Malcís”, revista “ZËRI i Pelagonisë”, revistë për kulturë, art e shkencë, ISSN: 1857-5560, 5-6 (36-37) Shkup, 2013, f. 54-61.
  • Paradigma e mitit të malit dhe fantastikja te Koliqi”, revista “ALTERNATIVA”, (revistë për kulturë dhe shkencë), ISSN: 0353/7110, Viti XXI, nr. 1, 2, 3, Lublanë, 2013, f. 78-100.
  • Miti i gjuhës si shenjë identifikimi në autorët e letërsisë shqipe”, Botim i realizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, me temë: “Kërkime Gjuhësore”, ISNB: 978-9928-141-13-2, korrik 2013, 234-238.
  • Miti i ujit në Krajë e Shestan”, Botimi “Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhjën e shekujve (Kumtesat e konferencës shkencore”, Ulqin, 7-8 tetor 2011), ISBN: 978-9940-9485-1-1, Ulqin, 2013, f. 345-353.
  • Malësori i Lahutës së Malcis në vështrimin e të huajve”, revista “HAEMUES PLUS”, revistë shkencore, botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare, Bucharest, Romania, 2013, f. 58-65.
  • Biografizmi në letërsinë e Camajt”, revista “HAEMUES PLUS”, revistë shkencore, botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare, Bucharest, Romania, 2013, f. 274-277
  • Toka dhe deti si kulturë në letërsinë dhe folklorin shqiptar”, “THE HERITAGE”, revistë periodike, ISSN: 1857-7482. Botim shkencor i Universitetit Ndërkomëbtare të Strugës, Nr, 11/2013, f. 4-20.
  • Malësori i Lahutës së Malcis në vështrimin e të huajve”, revista “JEHONA E RE”, revistë për kulturë, art, shkencë. ISSN 1857 – 6354, 3/2013, Shkup, f. 17-31.
  • Romantizmi shqiptaro-europian në veprën e Serembes”, revista “JETA ARBËRESHE”, studime e artikuj mbi botën arbëreshe, 74, viti/anno XI, llonar-shendrè/luglio-dicembre 2012, p. 35-37.
  • Ikja e Migjenit prej mitit të malit”, revista “HAEMUES PLUS”, revistë shkencore, botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus, ISSN: 1454-1203, 2012, f. 456-467.
  • Demonët si imazhe kuptimformuese”, revista “HAEMUES PLUS”, revistë shkencore, botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare, 2012, f. 144-154.
  • Ballkanizmat: Shtresa greko-romake në folklorin e popujve vendas”, revista “HAEMUES PLUS”, revistë shkencore, botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare, Bucharest, Romania, 2011, f. 71-75.
  • Një motiv biblik në folklorin shqiptar” (A biblical motive in Albanian folklore)”, revista “MALËSIA”, 7, revistë për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore, Podgoricë, 2012, f. 263-275.
  • Eposi shqiptar dhe ai sllav-Probleme të lashtësisë dhe origjinaliteti”, revista “GJURMIME ALBANOLOGJIKE”-Foklor dhe etnologji, 41-2011/2012.
  • Poeti që lëvroi elegjinë, veçori dhe karakteristika të poezisë së Serembes”, revista “SHENJA”- revistë e përmuajshme mbarëkombëtare politike, ekonomike dhe kulturore, ISSN: 1857-75b-q77185775b00b. Nr. 15, korrik, 2012, f. 95-96
  • Eposi shqiptar dhe ai sllav, probleme të lashtësisë dhe të origjinalitetit”, revista “PERLA”, revistë shkencore-kulturore tremujore, Viti XVI, Nr. 2 (59), Titanë, 2011, 73-83.

Nga viti 2011 e deri sot Rovena Vata, është anëtare në borde drejtuese të revistave akademike dhe shkencore, si në: revistën “Kuvendi”-USA, në revistën “Besa”-Suedi, në gazetën kulturore “Nacional”-Tiranë, në revistën “Dituria”-Suedi, në revistën “Anglisticum”-Tetovë, në revistën “Global-Challenge”- Tiranë, në revistën “Mirdita”-Tiranë, në revistën “Botimet IDEA”-Tiranë, në revistën “Ars Albanica”-Tetovë, në revistën “Alternativa”-Slloveni.

Është zgjedhur kryetare e Akademisë Globale Albane, me 10 mars 2019.

Në moshë shumë të re keni marrë gradën shkencore “Doktor”. Na tregoni pak për punën, që keni bërë?

Kam pasur fatin që doktoratën e kam filluar menjëherë, sapo i kam përfunduar studimet postuniversitare dhe kjo për të qenë e sinqertë, nga motivimi që kam pasur nga akademik Shaban Sinani. Profesori ishte nxitja dhe mbështetja ime, duke qenë edhe mentori përgjatë studimeve të doktoratës. Pra kjo mosha e re që përmendet ju, lidhet në fakt, me të qenurit në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur, që unë të filloja këtë sipërmarrje të vështirë. Isha një studente e sapo diplomuar nga Universiteti i Tiranës dhe fillova punë menjëherë në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, përsa i përket botës akademike, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, (sot Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë). Fakulteti më kishte brumosur me koncepte, literaturë, teori, kritikë letrare dhe tashmë isha përballë studimit në një formë më të thelluar, siç është kërkimi shkencor. Pra kërkimi shkencor në vetvete kërkon një përgatitje ndërdisiplinare për fushat albanologjike. Ideja për të pasur këtë tezë doktorate, pra Mitin e malit në letërisnë shqipe, e më pas duke u ndalur të autorët përkatës të letërsisë shqipe, ishte e profesorit mentor dhe e falënderoj gjithmonë, që ka bërë pikërisht këtë zgjedhje për mua në periudhën, që u pranova në studime doktorale. Ishte një tezë që kërkonte shumë përgjegjësi, njohuri dhe studime pafund. Duhej të ishe një njohëse e mirë e kanunit, e antropologjisë shqiptare, e autorëve shqiptarë që e letrarizuan kanunin, mitet dhe traditën shqiptare në veprat e tyre, një njohëse e mirë e shkencave gjuhësore, e psikologjisë, e sociologjisë, e filozofisë si dhe kërkimit në terren.

Na flisni për librin tuaj, monografinë: “Fantastikja në rrëfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit”

Fantastikja në rrëfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit (Aspekte të demonologjisë krahasuse). Është një studim monografik i ngjizur si ide që herët nga ana ime. Është një studim i ndarë në katër krerë ose kapituj, me nën titujt e tyre. Ky studim është analizuar në mënyrë letrare dhe kritike, për krijimtarinë përfaqësuese në prozë të Kutelit, Gogoli dhe Turgenievit, duke dhënë një ide të plotë të veçorive folklorike, të fantastikës dhe demonologjisë në aspektin krahasimtar, që ngërthen gjithë vepra e tyre letrare. Kuteli e analizon psikikën e njeriut shqiptar, duke u nisur nga raporti me figurat mitologjike, roli i tyre organizues e përcaktues në jetën e njerëzve, e më pas, duke vazhduar në mjedise të tjera, që zbulojnë aspekte të ndryshme të mendësisë shqiptare. Ky studim i parë nën dritën e demonologjisë, për Kutelin, Gogolin dhe Turgenievin, është se ata me të drejtë, mund të quhen shkrimtarë fantastikë, politikë, kombëtarë, kulturorë, shoqërorë, psikologjikë, që do të thotë prirje drejt shpirtit të autonomisë, të lirisë. Në krijimtarinë letrare të shkrimtarëve Mitrush Kuteli, Nikolaj Gogoli dhe Ivan Turgenievit, ndonëse ata i përkasin kulturave të ndryshme, asaj shqiptare dhe ruse, kanë si urë lidhëse folklorin si dhe joshjen ndaj tij.

Duke ditur se Mitrush Kuteli qëndron midis tradiconales dhe modernes më shumë anon nga modernja. Kjo për vetë faktin e formimit të tij si një nga prozatorët më të shquar në Shqipëri. Mitrush Kuteli fitoi një dije dhe kulturë të jashtëzakonshme dhe kjo vjen falë dhuntisë dhe vullnetit që kishte. Kuteli njohu jo vetëm kulturën vendase, folklorin shqiptar, por i zgjeroi këto njohje edhe më njohjen e kulturave, folklorit të vendeve të ndryshme të botës. Për tu ndaluar më tej në kultin e së errtës në oralitet, për tu zgjeruar në rrëfenjën kuteliane dhe narrativën e skazit apo edhe në modelin e rrëfimit kutelian përballë modeleve letrare të Gogolit dhe Turgenievit. Një vend të rëndësishëm në këtë studim zë edhe ndërtimi i personazheve në rrëfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit, si në rastet e cështjeve: Origjina dhe prejardhja e tyre, shthurja e modeleve pagane dhe të krishtera në modelin e personazhit, por edhe në elemnetët e ngjashmërisë dhe intonacionit narrativ midis Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit.

Një ndikim në formimin e tij kanë dhënë edhe mjaft përkthime të Kutelit, që tashmë i kemi njohur dhe trajtuar. Formimi i tij intelektual dhe personal lidhet me shumë figura të letërsisë ruse dhe në veçanti me dy prej tyre, Gogolin dhe Turgenievin. Gogoli ishte për Kutelin një ndër idhujt e tij dhe jo vetëm kaq, por edhe një mësues i mirë për të.

Jemi ndalur gjatë përsa i përkët demonologjisë popullore në letërsi, frymëve dhe besëtytnive, duke i parë demonët si figura semantike arketip midis: Tabusë dhe së lejueshmes, moralit dhe shthurjes, kohës dhe hapësirës, jetës dhe vdekjes apo edhe relativizimit të koncepteve të jetës dhe vdekjes.

Kuteli përktheu pothuajse të gjithë krijimtarinë e Gogolit, duke e njohur nga afër veprën e tij në origjinal, ashtu siç ka dalë nga laboratori i shpirtit gjuha e vendit të tij, duke dashur të mësojë të fitojë sa më shumë nga kjo kokë e gjinisë ruse, si dhe t’i lërë trashëgim veprën e tij në gjuhën shqipe. Risia e Kutelit lidhet me gershëtimin e reales me fantastiken duke u mbështetur në një tregim jetësor. Tematika e tij përfshin dukuri jetësore që i kapërcen kohërat.

Gjatë studimit është trajtuar esenca e tregimeve të Kutelit në intertekst, me tregimet e Gogolit dhe Turgenievit, duke u ndalur tek fantastikja. Element tjetër dominues për krijimtarinë e këtyre shkrimtarëve janë edhe elementet folklorike, ku trajtohen fakte të mundshme dhe të pamundshme, e zakonshmja dhe e pazakonshmja, realiteti dhe trillimi. Vetë fantastikja tek këta autorë na del, si: Shndërrimi i fantastikës nga oralja tek autorialja, si: elementi fantatsik dhe gjysmëfantastik, truku artistik i hiperbolizimit dhe animizimit, formualat magjike si kod komunikimi me demonët, aleatët dhe kundërshtarët.

Te Kuteli, Gogoli dhe Turgenievi realizohet në dy mënyra: e para, si një zhvendosje e një trajtë fillestare ekzistuese me të anasjelltën e vet fizike, si një formë e mbetur pezull, që ndan shpirtin nga trupi, por që bashkohen përsëri pas një udhëtimi përvojash. Elementët fantastike te Kuteli zbulojnë njohjen e njeriut mbi botën e ‘këtejme’ dhe ‘të andejme’, që buron nga një besim religjioz dhe dogmash të caktuara si ideologji e gjuhës. Në këtë rast fantastikja është e pjesshme dhe shfaqet si shumësi jetësh dhe përvojash, sipas modeleve greke të metamorfozës së menjëhershme, si shndërrime horizontale të kthyeshme për shembull: “Natë muaji maj”, “Lugetërit e fshatit tonë”, “Kryengritje për lugat”.

 Gogoli në rrëfenjat dhe novelat e tij flet për njerëz të thjeshtë e të fortë, të rinj të cilët dëfrehen dhe dashurohen, për çifte që luftojnë për lumturinë e tyre. Bashkë me njerëzit, ashtu si në legjendat popullore, veprojnë shtrigat, kukudhët djajtë. Fantastikja nga Gogoli përdoret me mjeshtëri e me një origjinalitet të rradhë. Ajo nuk qëndron jashtë jetës së përditshme, por përzihet më të, aq sa nuk e dallon ku është e vërteta e ku nis trillimi.

 Krijimtaria popullore i ka përfytyruar kurdoherë qeniet mbinjerëzore si pjesëmarrëse në jetën e përditshme të njeriut, që bashkëveprojnë me njeriun, e ndihmojnë ose e pengojnë atë. Kështu vepron edhe Gogoli. Figurat e djajve, të shtrigave etj, Gogoli i paraqet në formë komike e familjare, ashtu siç është karakteristikë për konceptimin popullor të këtyre personazheve përrallore, por interesante është të vërehet se materialin e fantazisë popullore e bën, si të thuash, tokësor, madje edhe e ç’mitizon. Në tregimet e Gogolit shohim gjithmonë fiton virtyti, shpërblehet e mira, pra zgjidhen në frymën e moralit popullor. Bota artistike e përrallës ndërtohet, duke e rrëzuar botën e realitetit.

 Në qendër të përrallës nuk është një hero, por është një personazh. Personazhi i përrallës nuk imitohet. Përralla nuk trajton tema madhështore, përkundrazi ajo është një manifestim, formë e lashtë, vetëdije dhe nënvetëdije. Përralla ka një domethënie.

Temës së Ukrahinës së lashtë Gogoli i është kthyer disa herë. Tregimi “Kukudhi” është tipik në këtë drejtim, ai është i ngjeshur me motive folklorike e figura fantastike, por këtu fantastikja thuret me një vello tragjike, ngaqë motivet realiste dalin më të fuqishme. Por “Kukudhi” nuk është tregim pesimist: vdekja e heroit kryesor thërret jo për pajtim, po për luftë me “forcat e djallit” me të cilat janë përzier panët.

Prania e fuqishme e figurave mitologjike në rrëfimet gojore personale dëshmon për mënyrën mitike të të menduarit dhe të konceptuarit të situatave jetësore, mënyrë kjo e cila dëshmon se edhe shoqëria nga e cila dalin këto koncepte është në shkallën e ulët të zhvillimit. Çështjet e mësipërme paraqesin mjaft interes dhe mbeten objekt diskutimi e trajtimi të mëtejshëm shkencor. 

Pse u botuar pikërisht në Shkup?

Nuk ka asgjë të veçantë botimi në Shkup e kësaj monografie, por tani që po me pyet më duket shumë interesant fakti, që është botuar në qytetin e Shkupit, i cili për mua është qyteti më i bukur i gjithë shqiptarisë. Kjo monografi është botuar pikërisht në Shkup falë bashkëpunimit, që kam me miqtë dhe kolegët e mi atje. Është një botim i financuar nga Shoqata-Instituti për Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane, e cila e ka qendrën e saj në Tetovë.

A jeni duke përgatitur projekte të reja?

Studiuesit asnjëherë nuk janë pra projekte dhe ide, por kjo do edhe financim. Përsa u përket projekteve, jam duke punuar me disa njëkohësisht, duke i dhënë përparësi herë njërës e herë tjerës.

A mund të na jepni një porosi nga ana juaj?

Porosi! Po kam dy të tilla, duke u nisur nga përvoja e jetës sime.
E para: “Mos i lini ëndrrat juaja të flenë”!
E dyta: “Çdo gjë që të përket, një ditë sado vonë të jetë, do kthehen tek TY”!

Faleminderit!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu