Intervistë Ekskluzive: Deputeti i LSDM-së Stefan Bogoev: Zgjidhja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, në duart e deputetëve në parlament

Në Intervistën “Ekskluzive” për Zhurnal, deputeti i LSDM-së Stefan Bogoev njofton se si LSDM-ja ofronë garancën e të rinjëve, projekt i cili është gati në gjitha vendet e zhvilluara ndërsa si qëllim ka që të rinjtë t’i mbajë në vend pas studimeve të vazhdojnë prap me studime, praktikë apo edhe punë dhe për gjitha këto shteti do i sigurojë, me nga 10 mijë euro për ndihmë juridike dhe në kontabilitet si dhe zyra e material për zyrë bashkë me mobilje, për zhvillim biznesi në vend, e jo të lejohet që të rinjtë të ikin nga vendi.

Madje Bogoev gjithashtu thekson se nëse LSDM-ja vjen në pushtet, atëherë do tërheq testimin ekstern, ndërsa reformat do i bëjnë bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit. “Me krenari dua të them se shumica e politikave për të rinjtë nga programi jonë janë krijuar nga rinia e LSDM. Të rinjtë duhet patjetër të qëndrojnë këtu, maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët…”, njofton Bogoev për Zhurnal.

Ndërsa në pyetjen se gjuha shqipe, a duhet të jetë gjuhë e dytë zyrtare në gjithë vendin, Bogoev përgjigjet, “Kjo pyetje e rëndësishme për shqiptarët duhet të diskutohet në Parlament. Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe bashkë me qytetarët duhet të bisedohet dhe të gjindet një zgjidhje”.

Më poshtë Intërvista e plotë me deputetin e LSDM-së Stefan Bogoev, për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.

Zhurnal: Si e vlerësoni situatën politike në vend dhe cilat janë rezultatet e revolucionit laraman?

Bogoev: Revolucioni laraman, mund lirisht të konstatoj se ka qenë një nga punët më të mira që kanë ndodhur në Maqedoni, aq shumë karaktere të ndryshme, ndarje politike, përkatësi etnike e religjioze në një pako të quajtur laramani, në fakt mendime të ndryshme a megjithatë gjithë bashkë për një qëllim, normalizimi dhe demokratizimi i Maqedonisë si dhe përgjegjësi për gjithë ata që e kanë shkelur kushtetutën, ligjet dhe kanë vjedhur paratë e qytetarëve, do theksoja se revolucioni laraman e ka vazhduar rrugën e një Maqedonie moderne si një sukses i jashtëzakonshëm. Megjithatë si një sukses i këtij revolucioni është edhe tërheqja e amnestisë së turpshme, shtyerja e zgjedhjeve dhe mbrojtja e PPS. Për mua si një rezultat më i madh shihet ajo se na bashkoi të gjithëve, të jem i sinqertë kam krijuar shumë miqësi.

Zhurnal: Të rinjtë masovikisht largohen nga vendi, cfarë ofron LSDM nëse eventualisht pas zgjedhjeve kthehet në qeveri?

Bogoev: Për fat të keq kjo që masovikisht i ndodh vendit është një problematikë e madhe, shteti po e humb të ardhmen, investon në arsim tek të rinjtë që ato të investojnë në vend por këtu përfundon procesi kur të rinjtë mbarojnë shkollimin dhe kërkojnë punë jashtë vendit. Ndonëse ndonjëherë shkojnë për pak e mbesin përgjithmonë, me 53% të papunësisë tek të rinjtë jemi rekord në mbarë botën. Për ne si LSDM është një problem serioz dhe fokus kryesorë i programës tonë. E ofrojmë garancën e të rinjëve, projekt i cili është gati në gjitha vendet e zhvilluara ndërsa si qëllim ka që të rinjtë t’i mbajë në vend pas studimeve të vazhdojnë prap me studime, praktikë apo edhe punë dhe për gjitha këto shteti do i sigurojë, propozojmë dhe 10 mijë euro para të pakthyeshme për 300 biznes projektet si ide më të mira, ndihmë juridike dhe në kontabilitet si dhe zyra e material për zyrë bashkë me mobilje me atë ndihmë. Propozojmë edhe ndihmë për gjitha firmat që do punësojnë të rinjë. Me këto masa do sigurojmë punë për shumë të rinjë, të jetojnë dhe të krijojnë familje e karierë në vendlindje. Shtesë, do bëjmë renovime në gjitha shtëpitë e studentëve në mbarë vendin e do ndërtojmë të reja shtesë, në Shkup do ndërtojmë qytete studentore me kushte ultramoderne. Kampe studentore do fitojnë gjitha qytetet që kanë universitete shtetërore përfshirë këtu Shkupi, Tetova, Manastiri, Prilepi etj. Do tërheqim testimin ekstern derisa reformat do i bëjmë bashkë me nxënësit e mësimdhënësit. Me krenari dua të them se shumica e politikave për të rinjtë nga programi jonë janë krijuar nga rinia e LSDM. Të rinjtë duhet patjetër të qëndrojnë këtu, maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët…

Zhurnal: Hendeku mes shqiptarëve dhe maqedonasve akoma është i madh, akoma ka jobesim mes dy popujve, cfarë do bëj LSDM që të tejkalojë këtë situatë sepse në zgjedhjet e fundit lokale në Kërcovë dhe Strugë kishte votime etnike?

Bogoev: Hendeku e vërtetë se ekziston por mendoj se e gjithë situata politike në vend punon në drejtim që të shuhet ai hendek. Jemi të qartë se qeverisja aktuale ka cuar vendin në probleme serioze e madje edhe në probleme ndëretnike për të defokusuar vëmendjen e opinionit nga problemet e vërteta, atë do e bëjnë edhe para zgjedhjeve që të përfitojnë poena politik derisa varfëria dhe ikja nga vendi nuk parasheh etnitet. Të varfër ka edhe shqiptarë edhe maqedonas, ne në LSDM e kemi të qartë se Maqedonia është vend për gjithë ne që duhet ta mbajmë bashkë nëse duam të dalim nga kjo golgotë. Jemi të hapur për të gjithë, kemi shumë anëtarë shqiptarë por edhe të tjerë. Cfarë do bëj LSDM? LSDM do bëj bashkimin, do bëj një Maqedoni të qytetarëve nga cilido etnitet apo religjion të jetë, bashkë do bëjmë të ardhmen e këtij vendi.

Zhurnal: A mendoni se gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në gjithë vendin, në ARM dhe institucionet tjera sepse asnjë qeveri deri tani nuk ka shprehur gatishmëri në këtë drejtim?

Bogoev:
Kjo pyetje e rëndësishme për shqiptarët duhet të diskutohet në Parlament. Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe bashkë me qytetarët duhet të bisedohet dhe të gjindet një zgjidhje, por jo me këtë përbërje sepse kemi dëgjuar nëpër bomba se në cfarë mënyre janë zgjedhur. Poenta ime është se institucione të shëndetshme dhe një shtet normal duhet të diskutojë dhe zgjidh shumë cështje, nuk ka pyetje që nuk i gjindet përgjigja.

Zhurnal: Zgjedhjet në vend akoma janë problematike, a mendoni se në dhjetor do të mbahen?

Bogoev: Ne jemi të gatshëm në cilën do kohë, programë kemi, organe të partisë e rini të pregaditur, por jo në dicka ku falsifikohet, dhunohet, frikësohet ose “ndonjë letër mund të mungojë” sic thoshte Jankullovska, atë nuk do e lejojmë. Afati i 31 gushtit a në ndërkohë ka edhe afate tjera, ligjet që dolën nga marrëveshja i votuam, tash pritet trupi Ad Hoc i emdiave të kompletohet dhe të pastrohet lista, kur do mbarojë e gjitha shkojmë në zgjedhje. Mendoj se do mbahen në dhjetor por me VMRO asgjë nuk i dihet, që të ikin nga humbja apo përgjegjësia janë të gatshëm për gjithcka. Por këtu është opozita dhe qytetarët që të mos lejojnë atë, fitoja e madhe po vjen dhe bashkë do e kthejmë shtetin si duhet.

Zhurnal: Si e komentoni qëndrimin e LSDM kur fillimisht tha se gjysëm milioni votues janë fiktiv a në fund dolën vetëm 40 mijë të cilët 80% janë shqiptarë dhe nuk ndikojnë në rezultatin e partisë tuaj. LSDM në gjitha ciklet zgjedhore dallimi mes LSDM dhe VMRO është diku 200 mijë votues. Si do e fitoni Gruevskin kur tash nuk keni votues fantom por fiktiv vetëm 40 mijë?

Bogoev:
Qëndrimi ynë nuk ka qenë se gjysëm milioni votues janë fantom, nuk kemi pasur dyshime për aq të tillë të cilët nuk i shpikëm por i dëgjuam në bomba. Dëgjuam dhe votues nga Pusteci të ardhur në Shkup, dëgjuam për përdorimin e më shumë letërnjoftimeve por edhe shumë qytetarë të vdekur e të shpërngulur e të pafshirë nga lista. Në fund sigurisht që një numër i madh i tyre janë kryqëzuar nga bazat e institucioneve dhe kontrolli në teren e tash në shqyrtim publik janë 40 mijë. Por ka edhe një numër të madh të qytetarëve diku 170 mijë të cilët do jenë në një listë shtesë, në fund nuk është relevante nëse janë shqiptarë apo maqedonas,,secili duhet sipas ligjit të mos jetë në listën zgjedhore. Zgjedhje fer dhe demokratike janë ato pa votues fantom pasiqë edhe 16 mijë të jenë të tillë bëjnë dallimin për 12 vende deputetësh. Paramendoni cfarë do kishte ndodhur me këtë numër tonë, votues të tillë nuk do lejojmë më në listë, një person një votë pasiqë në ashtu zgjedhje LSDM do fitonte bindshëm ndërsa kriminelët do gjejnë veten aty ku e kanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu