Inxhinieri i cili ëndërronte të ndërtojë aeroplan, “ateroi” në konkursin e LSDM-së për president

Inxhinieri mekanik, i cili ka ëndërruar që të konstruktojë aeroplanë dhe i cili ka dy karriera paralele – njëra në sferën e makinerisë dhe prodhimit të automatizuar, dhe e dyta është në diplomaci, dorëzoi kandidaturë në LSDM për president shteti, shkruan Vërtetëmatësi.

Një prej surprizave më të mëdha në periudhën e kandidimit për bartjen e funksionit të presidentit të Republikës, është padyshim kandidatura e Dr. Gjorgje Filipov. Ky diplomat në konkursin e LSDM-së i pari dorëzoi dokumentet dhe u bë lëndë legale vëzhgimi nga udhheqësia e kësaj partie gjatë vendimit me emrin e të cilit do të mund të del para votuesve këtë pranverë. Pyetjes gazetareske se përse i është përgjigjur thirrjes së LSDM-së, dhe jo VMRO-DPMNE-së dhe përse nuk shkon si kandidat i pavarur, ai u përgjigj se qëndrimet e tij dhe vizioni për momentin janë më afër asaj që promovon LSDM në perspektiva euro-atlantike të Maqedonisë.

Opinioni mban mend se FIlipov ka qenë ambasador në Vienë deri në vitin 2014, më herët edhe në Gjermani, Sllovaki dhe Japoni, por edhe si themelues të Agjencisë për pronë intelektuale.

Për dallim nga shumica e diplomatëve të cilët vijnë prej ulëseve të fakulteteve nga fusha e shkencave shoqërore, Filipov (i lindur në Kavadarci në tetor të vitit 1956) është edukuar së pari si inxhinier mekanik. Ka doktoruar në fakultetin e UKIM në vitin 1990 me temën “Pronësia industriale si indikator i zhvillimit teknologjik”, nën mentorimin e prof.Dr. Vladimir Dukovski.

DY KARRIERA PARALELE

Ai ushtron dy aktivitete paralele. Një është nga sfera e makinerisë dhe prodhimit automatik, dhe e dytë në diplomaci. Në të parën të përmendin se në vitin 2008 u bë përfaqësuesi i pantentës para Entit patentues Evropian në Minhen, në vitin 1998 ka qenë përfaqësues i pronësisë industriale, përderisa në vitin 1993 është specializuar në fushën e zhvillimit të menaxhmentit në Universitetin e Menaxhementit në Stirling, Britani të Madhe. Në vitin 1991 ka qenë në vizitë studentore në shoqërinë Karl Duizburg në Keln të Gjermanisë, në fushën e menaxhimit me ndërmarrjet e orientuara ka tregu. Si i ri ka dashur të konstruktojë aeroplanë, dhe më pas në Fakultetin e Makinerisë ka qenë në ekipin i cili është dashur të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në Maqedoni, por kaosi me shpërthimin e Çernobilit ka hedhur poshtë ato plane.

E dyta (karriera paralele), zhvillohet sipas kronoligjisë në vazhdim:

Në periudhën 2005-2010 ka qenë ambasador i RM-së në Berlin. Propozimin e ka dhënë presidenti i atëhershëm Branko Cërvenkovski, dhe kjo i ka ardhur si befasi dhe për këtë i është dashur një javë që të del të deklarohet.

Për dallim, të themi të abasadorimit të Dr. Srxhan Qerim, i cili la shumë afera prapa vetes, para së gjithash në sferën e marrëdhënie pronësore-ligjore në Berlin, Filipov është dalluar për kontakte të vazhdueshme me persona zyrtar gjermanë, edhe me kancelaren Axhela Merkel. Jo rrallë, ambasadori tregon se kancelarja vazhdimisht thekson se dy vendet – Maqedonia dhe Greqia – duhet të arrijnë një kompromisë të dhimbshëm.

Dhe kjo nuk është për shkak të Maqedonisë dhe Greqisë, por për shkak të logjeve të negocimit që duhet të respektohet, përderisa ka vulnnet për gjetjen e zgjidhjes rreth çështjes së emrit. Më pas thekson se “shpejtimi” dhe “puna nën shtypje” nuk është garanci për gjetjen e një zgjidhje më të përshtatshme”, thotë Filipov në një koment për MIA

Filipov shpesh thekson se në kohën e tij Gjermani bëhet një partner më serioz ekonomik në vend, me çka prezanton se me këtë në vend kemi shkëmbim prej 3.155 miliard euro, pothuajse 60 përqind të eksportit të Maqedonisë në BE është eskporti në Gjermani. Gjithsesi, se roli i Gjermani në Bankën Qendrore Evropiane është i madh, në Bankën Botërore dhe në FMN, dhe prej këtu shumë varet edhe mbështetja jonë e jashtme kreditore prej këtij vendi.

Prej vitit 2011 deri në vitin 2014 ka qenë ambasador në Vienë dhe mes tjerash, u bë i njohur si promovuesi industrisë sonë të modës në këtë vend me konsum të lartë edhe atë duke parë mënyrat e shitjes, që lon-prodhimet (punë dore) të bëhen prodhues të kreatorëve të brendeve.

Po ashtu, ka guxuar që hapësirat e ambasadës t’i kthejë në sallon ekspozues, siç ka qenë rasti me ekspozitën e 20 artistëve tanë në shtator të vitit 2014.

Në ndërkohë ka qenë edhe ambasador në Sllovaki dhe Japoni (me seli në Vienë). Statuset më të spikatur në Facebook të ambasadorit maqedonas, qendra botuese “Tri” i botoi në librin “Qiri dhe dritë”.

Në intervistat e tij deri më tani ka dëshmuar se shijon lirinë profesionale dhe barrën me detyrime formale, por është e dukshme se ka vendosur të “të ndërrojë faqe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu