iPhone i ri pritet të vijë me 3GB RAM

Telefoni i ardhshëm i kompanisë Apple raportohet se mund të vijë me 3GB RAM memorie.
Siç raporton “DigiTimes”, prodhuesit aziatikë të çipave janë duke punuar në rritjen e këtyre produkteve.

Rritja e kapacitetit të memories së brendshme në gjeneratat e ardhshme të telefonave të mençur do të përfshijë edhe pajiset e reja iPhone.

Gjenerata e ardhshme do të vijë me 3GB RAM në krahasim me 2GB siç ishte më parë, ndërsa telefonat Android do të vijnë me 6GB e jo me 4.

Pajisja e ardhshme e Apple-it do të vijë në javën e parë të shtatorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu