Një zyrtar i paemëruar i Pentagonit i cili u prononcua për mediat amerikane, pohoi se Irani ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni amerikan CNN transmetoi fjalët e zyrtarit të Pentagonit, i cili tha se Irani dje nga pjesa jugore e vendit lançoi raketën Shahab-3, e cila fluturoi 965 kilometra dhe u rrëzua në shkretëtirë afër Teheranit.
Zyrtari në fjalë tha se raketa nuk paraqet kërcënim për bazat amerikane, por se Irani me këto testime synon të avancojë saktësinë e raketave të tij.
Një zyrtar tjetër amerikan për FOX News tha se janë të vetëdijshëm për lançimin e raketës nga Irani, por nuk dëshiroi të komentojë në mënyrë shtesë.










