Irani kërcënon Izraelin: Lufta kundër Libanit do të jetë e fundit për Netanyahun

Irani ka kërcënuar Izraelin dhe Benjamin Netanyahun, duke thënë se ‘lufta kundër Libanit do të jetë e fundit për kreun e qeverisë izraelite’.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian e ka paralajmëruar Netanyahun se nëse ai ndërmerr ndonjë hap drejt nisjes së një lufte në shkallë të gjerë kundër Libanit, do të ishte “dita e tij e fundit”.

Ky paralajmërim vjen pas sulmit izraelit në Liban, ku humbën jetën katër persona. Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se bisedat “për Palestinën” janë zhvilluar midis Iranit dhe Arabisë Saudite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu