Irani përgatitet të varrosë ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei

Autoritetet iraniane kanë filluar ceremoni të posaçme funerale për ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei, më shumë se katër muaj pasi ai u vra së bashku me disa ndihmës dhe anëtarë të familjes gjatë ditës së parë të luftës SHBA-Izrael me Iranin, raporton The Guardian.

Sipas agjencive lokale të lajmeve iraniane, trupi i Khameneit u transferua në Xhaminë e Madhe në Teheran, kompleksi kryesor i lutjeve të kryeqytetit, në mëngjesin e 3 korrikut.

Raportet thonë se delegacionet e huaja pritet t’i “shprehin respektin e tyre ish-udhëheqësit të Republikës Islamike” më vonë gjatë ditës.

Autoritetet iraniane kanë planifikuar një program njëjavor që përfshin “lamtumirë, procesion funerali dhe varrim” për Khamenein dhe thonë se shpresojnë që “miliona njerëz” do të marrin pjesë në ceremoni.

Khamnei sundoi Iranin për më shumë se tre dekada.

Pasi vdekja e tij në një sulm ajror amerikan dhe izraelit u njoftua më 28 shkurt, disa iranianë shprehën publikisht gëzim për lajmin, duke çuar në arrestime, ndëshkime të ashpra dhe në disa raste, kërcënime me vdekje.

Khamenei, udhëheqësi shpirtëror dhe suprem i Iranit, i cili e kishte udhëhequr vendin për gati katër dekada, është vrarë në moshën 86 vjeç. I konsideruar midis mbështetësve të tij si një udhëheqës i mençur dhe i denoncuar nga kritikët e tij si diktator, Khamenei do të mbahet mend si një figurë monumentale në Revolucionin Islamik, i cili u ngrit në pozicionin e udhëheqësit suprem në bazë të reputacionit të tij si një njeri i devotshëm dhe një përkushtimi të zjarrtë ndaj kauzës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu