Irani refuzon ndihmën e SHBA për të luftuar koronavirusin, mund ta kenë krijuar dhe vetë

Qeveria iraniane ka refuzuar ndihmën e SHBA për të frenuar epideminë virusit koronar, duke i kërkuar Uashingtonit të heqë sanksionet në vend të kësaj, raportoi dpa.

SHBA do të bënte mirë shumë që të hiqte sanksionet dhe të çlironte burimet e Iranit në mënyrë që të mund ta luftonte virusin vetë”, tha qeveria e Teheranit.

Presidenti amerikan Donald Trump ofroi të ndihmojë Iranin, Korenë e Veriut dhe vendet e tjera që përpiqen të frenojnë përhapjen e sëmundjes.

Uashingtoni ka vendosur sanksione për të ndëshkuar Iranin për programin e tij bërthamor, duke pretenduar se ai gjithashtu e përdor atë për të prodhuar armë.

Irani pretendon se ka hequr dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe po përpiqet të arrijë një marrëveshje me partnerët në të gjithë botën për të hequr sanksionet, raporton dpa.

Irani është ndër vendet më të prekura rëndë nga pandemia e koronavirusit.

“Ne kemi shumë armiq dhe SHBA është ndër ata më të këqinjtë … Dhe tani ata duan të na ndihmojnë,” tha lideri suprem Khamenei në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror.

SHBA do të ishte më mirë të ndihmonte qytetarët e vet tha udhëheqësi fetar iranian, duke shtuar se vdekjet në Shtetet e Bashkuara nga infeksioni ishin në qindra pas një rritje të mprehtë të rasteve javën e kaluar.

Duke refuzuar ndihmën e ofruar nga SHBA, Khamenei pretendoi teorinë se virusi ishte një produkt amerikan, i krijuar për të dobësuar armiqtë si Kina dhe Irani.

“Në rrethana të tilla, askush nuk duhet t’i kushtojë vëmendje ofertave të tilla,” tha udhëheqësi fetar iranian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu