Irani ndryshe nga shumica e shteteve të tjera e kaloi natën e Vitit të Ri në protesta të fuqishme që kanë përfshirë vendin.
Me mijëra iranianë janë ngritur kundër regjimit diktatorial që udhëhiqet nga Hasan Ruhani.
Por, edhe shteti u është kundërpërgjigjur protestuesëve dhe sipas mediave iranianë janë vrarë 10 protestues e lënduar shumë të tjerë,shkruan albeu.com.
Ndërkaq, Ruhani ka bërë thirrje për më shumë qetësi dhe të protestohet sipas të ashtëquajtur Kushtetutë në Iran.
Këto protesta janë më të mëdhatë që nga viti 2009./albeu.com/










