Isen Shabani dy vjet në krye të komunës së Vrapçishtit ja çfarë është investuar

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani sot i ka mbushur dy vite nga mandati i dytë në krye të komunës së Vrapçishtit, shkruan Top24

Shabani në një press konferencë u është drejtuar qytetarëve të komunës që përfaqëson duke dhënë llogari për paratë e qytetarëve dhe duke numëruar disa nga projektet shumta të realizuara.

“Të dashur qytetarë të komunës së Vrapçishtit,
Sot bëhen dy vite nga rizgjedhja ime në krye të komunës së Vrapçishtit.
Në nëntor të këtij viti bëhen 2 vite të qeverisjes së mirë me Komunën e Vrapçishtit, me investime në rritjen e mirëqenies qytetare, si dhe me projekte konkrete të realizuara.
U zotuam se në mandatin e dytë do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë punë konkrete, punë që realizohen dhe që nuk do të ndalemi me kaq, për të rikthyer komunën tonë në komunë urbane.
Disa nga projektet që u realizuan dhe që janë në realizim e sipër në vitin e dytë të qeverisjes tonë janë:
👉 🛣Rruga e fshatit Gallatë.
👉🛣️ Rruga e Zabelit, Negotinë – Dobërdoll
👉⚽️ Salla Sportive në f.Vrapçisht
👉 🚒Qendra për Zjarrfikës, lokacioni në f.Gradec.
👉🏢 Shkollë për personat me nevoja të veçanta, lokacioni në f.Gradec.
👉 🎡Kënde lojrash për fëmijë në çdo Shkollë.
👉 Punë ndërtimore për stabilizim të rrëshqitjeve të dheut, në f.Sanakos, dhe në f.Negotinë gjegjësisht në vendin “Uji i Tharrët”
👉 🍀 Aktivitete ekologjike.
👉 Rindërtim i rrjetit të ujësjellësit në f.Vrapçisht
👉 Rrugica me pllaka begatoni, në gjithë territorin e Komunës.
🤝 Vazhdojmë me projektet e rradhës.
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit
Isen Shabani” – përfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu