Ish-ambasadori Podgorica: Plani franko-gjerman tensionoi Serbinë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gëzim Podgorica thotë se tensioni me Serbinë, filloi kur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq iu paraqit plani franko-gjerman.

Podgorica u shpreh se pas njohjes me planin, Serbia ka bërë çdo gjë për të sjellë tension dhe përplasje.

Sipas tij, targat dhe arrestimi i një polici serb, po përdoren si pretekste nga Vuçiq.

Situata në fakt është shumë e mbarsur, me tension, në prag konflikti dhe një konflikt i paralajmëruar. Që kur u vendos mbi tavolinën e presidentit serb, plani franko-gjerman, i cili do impononte pastaj një marrëdhënie tjetër me Kosovën, është inspiruar gjithnjë tension, përpjekje për të arritur ballafaqimin deri në shkallën e përplasjes”, tha ai për Euronews Albania.

E them këtë, jo vetëm për faktin se Serbia është metafora e konfliktit në rajon, por për atë që ajo ka inspiruar gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk mendoj se ishte çështja e targave, apo në rastin konket arrestimi i një polici, ato që e kanë çuar deri në këtë pikë. Sigurisht që mbetet një pretekst, mbetet një regji e inskenuar nga Serbia”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu