Vendimi i qeverisë për ndërtimin e varrezave greke në Dropull ka shkaktuar reagime të ashpra nga ana e opozitës në Shqipëri.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda e cila pyet Kotzias nëse shqiptarët e Çamërisë ishin pa shpirt që i lanë pa varr.
“A vlejnë njësoj shpirtra e këtyre qenieve njerëzore?” -pyet Doda ministrin grek.
Statusi i plotë:
Kotzias ka deklaruar se vendimi i qeverise shqiptare per nje varreze tjeter te ushtareve greke ne Shqiperi eshte nje hap tjeter per “qetesimin e shpirtrave te reneve”
Nje pyetja kisha… po shqiptaret e Çamerise a kishin shpirt qe i vrate, i dogjet e i late pa varr? Nuk ishin ushtare…
ishin popullsi e pafajshme ne pune te vet…
Zoti Minister…. A kane shpirt Çamet… ata qe i keni vrare e i keni lene pa varr? A vlejne njesoj shpirtrat e ketyre
qenjeve njerzore??? /albeu.com










