Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ i bëri lëmsh të gjithë me deklaratën e tij

Bruno është goxha aktiv në Instagram ku shpesh herë zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e tij, që pas ndarjes shumë prej tyre janë kurioz të dijnë nëse ish-konkurrenti ka mundur të gjejë sërish dashurinë.

“Ndonjë të re nga jeta sentimentale”– e pyet ndjekësi.

“Edhe sikur të kem, nuk do i ndaja këtu momentalisht”– është përgjigjur Shemsho duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë dikë në krahë.

Rikujtojmë se në një intervistë të dhënë për “News 24”, ish-konkurrenti shprehu se janë disa faktorë që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës, mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu