Ish-kryeministri Berisha: Edi Rama do e paguaj, Fasha 800 kWh prek 60% të popullsisë, nëse vij në pushtet do të ul çmimin e energjisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasditen e djeshme ka bërë një tjetër premtim nëse vjen në pushtet, duke theksuar se do të ulë çmimin e energjisë edhe pse Europa po kalon një krizë energjitike.

Duke u ndalur tek fasha 800 kWh, Berisha theksoi sipas tije se prek 60% të popullsisë, ndërsa nëse ai vjen në pushtet nuk do të ketë një fashë të tillë.

Nuk mund të ekzistojë fasha 800 Kwh. Ajo prek 60% të popullatës. Është gjithçka e krijuar nga vjedhja. Shqipëria prodhoi edhe këtë vit 100% të energjisë që konsumon. Por këta çfarë bëjnë? E shesin energjinë e digave tona me çmim 40 euro megavati dhe këtë e rishesin pastaj me 140 euro që të ndajnë 100 euro me qeveritarët dhe tregtarët e tyre. Kjo merr fund. Garantoj biznesin se çmimi i energjisë do zbresë 7 lekë. Garantoj familjarët se nuk do të ketë kurrë një fashë me 800, por çmimi do të zbresë nën 95 lekë, do të zbresë në 76 lekë”, tha Berisha.

Mes të tjerash, ish-kryeministri shënjestroi Edi Ramën, duke thënë se ai duhet të shkojë në burg dhe të përgjigjet para ligjit.

“Edi Rama në burg. Sado të duket e ashpër, ju them se vjedhjet që ka bërë ai njeri janë më të mëdha se të gjitha qeverive gjatë një shekulli, qëkur është themeluar shteti shqiptar. Ai vend tjetër nuk ka, veçse në burg. Pikërisht për këtë kemi çuar në Parlament ligjin e parashkrimit. Pse e dërguam? I humbet zgjedhjet dhe ia mbath dhe pret që të vijë koha e parashkrimit që të rikthehet. Nuk ka më parashkrim. Edhe prapa diellit të shkojë do ta ndjekë kjo gjer sa të përgjigjet para ligjit”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu