Ish-kryetari i “paprekshëm” i një komune do të ulet në bankën e të akuzuarve, ja emri! (VIDEO)

Stacioni policor i Prilepit, deri te Prokuroria Publike Themelore-Prilep ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të komunës së Prilepit, Marjan Risteski për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit”. Sipas SPB-së Manastir, Ristevski një kompanisë private i ka mundësuar që të jetë kandidati i vetëm në tenderin për zgjedhjen e kompanisë për mirëmbajtjen e qytetit gjatë dimrit.

“M.R. në rol të personit përgjegjës, si kryetar i komunës së Prilepit, i ka mundësuar një personit juridik të realizojë përfitim pronësor-juridik, në vlerë prej 77 milionë 31 mijë dhe 890 denarësh, mjete nga buxheti i Prilepit. Me këtë ai ka krijuar kushte që personi juridik të jetë ofruesi i vetëm dhe njëkohësisht kompania të zgjedhet si ofrues më i volitshëm për procedurën e furnizimit publik për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në territorin e komunës së Prilepit”, tha Sanja Stamatova, zëdhënëse e SPB-së Manastir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu