Ish-pjesëmarrësja e Big Brother nuk i mban lotët ndërsa ndan publikisht brengën më të madhe

E ftuar ditën e sotme në “S’e luan topi”, gazetarja Jonida Aliçkolli u përlot ndërsa ndau publikisht dhimbjen e madhe që i ka lënë largimi i papritur nga jeta i të atit. Edhe pse ka kaluar kohë, Jonida pranoi se dhimbja ka mbetur aty dhe tha se i ka lënë një boshllëk të madh.

Ajo rrëfeu se do donte të kishte më shumë kohë për t’i treguar dashurinë që kishte për të.

“Më ka lënë një boshllëk shumë të madh. Ai na ka lënë të zgjedhim dhe bënte shumë humor në shtëpi. Si babai i dy vajzave, ishte shumë i qetë. Thoshte gjithmonë: ‘Merre shtruar’. Mënyra e papritur që u largua nga jeta të bën të ndihesh keq, sepse do doja t’i thosha më shumë që e doja,” -u shpreh Jonida.

Gazetarja e përshkroi të atin si një njeri që i jepte shumë qetësi dhe pozitivitet dhe ishte shumë i kuptueshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu