Ish-presidenti i Serbisë thotë se Vuçiq ua ka premtuar ndërkombëtarëve Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i cili akutalisht është lideri i Partisë Socialdemokrate ka thënë që ndërkombëtarët po kërkojnë nga opozita në Serbi të mos e shqetësojnë opinionin, sepse “Aleksandar Vuçiq ua ka premtuar Kosovën”.

Tadiq në një intervistë për gazetën serbe “Blic.rs” ka thënë që askush nuk mund të thotë se kur do të bëhet zgjidhja e problemit të Kosovës, por më e rëndësishme sispas tij është se si do të jetë kjo zgjidhje, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se po mundohet të gjejë një zgjidhje të krijimit të dy entiteteve në Kosovë dhe për dalje nga konflikti i ngrirë.

Tadiq ka sqaruar se kurrë nuk do të mbështeste një zgjidhje ta atyre “që me premtimin e servilizmit ndaj çështjes së Kosovës erdhën në pushtet dhe për të cilët ruajtja e interesave personale dhe pushtetit janë mbi ruajtjen e interesave kombëtare”.

Tadiq i ka bërë thirrje Vuçiqit për duel televiziv, sepse siç tha ai “është e domosdoshme që qytetarët e dinë të vërtetën e plotë, të cilën nuk e dinë, sepse i janë nënshtruar propagandës së pastrimit të trurit, e deri sa nuk e dinë të vërtetën, nuk mund të nxjerrin gjykim të drejtë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu