Ish-ushtari i UÇK-së, Arberor Velica nga Dibra sërish ka drejtuar akuza në adresë të kryetarit të komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. Përmes një postimi në facebook, ja çka shkruan ai:
“Parate e Mergimtareve te Qeverise apo te BFI po i keqperdor Kryetari i Dibres Ruzhdi Lata?
Elozhet qe Kryetari Lata i thurr per Mergimtaret ngjajne me Anekdoten e La Fontenit ” Korbi dhe Dhelpra”
Kurre Korbi pa Dhelpren me nje cope djathe ne sqep filloi ti thurre lavde per ” zerin e bukur ” qe gjoja paska korbi qe ta mashtroje te kendoje.Sapo Korbi hapi gojen i ra djathi prej sqepi dhelpra me vrap ia mori djathin dhe filloi dhe i tha .Ti asnjehere nuk mbushesh me mend cdo here te mashtroj ti perseri me beson.Qeveria jep para per ndertimin e rrugeve.
BIM jep para per ndertimin e Xhamive ashtu sic japin edhe shume organizata Arabe dhe nga Turqia.Atehere logjikshem eshte qe ose Parate e Organizatave ose parate e Mergimtareve keq perdoren nga Kryetari.Zot falva mekatet dhe genjeshtrat qe nuk i ndalin as ne kete muaj te bekuar te Ramazanit. Diaspora Dibrane cdo here ka qene ne gadishmeri per te ndihmuar Dibren Dhe Dibranet,e po te ishte perpiluar nje liste lista do te ishte shume shume me e gjate nga kjo te cilen e permend Kryetari Lata .I udhehequr nga Subjektivizmi Kryetari Lata smund ti bashkangjise asaj liste personat te cilat per arsyet e tyre objektive jane kunder politikave anti Dibrane dhe anti Shqiptare te Kryetarit Lata.Njerez te cilet pa fund dhe me plot vendosmeri kane ndihmuar Dibranet.Sa veteiniciativa jane ndermare nga Mergimtaret Dibran per te mbajtur gjalle Historine dhe Kulturen Dibrane.
Permendim ketu kontributin e mergimtarit Dibran Z.Ylber Pilku i cili me mjetet e veta ka kontribuar ne disa raste si psh.Manifestimi per 100 vjetorin e kongresit te Dibres. Financimi i Librit kunder devijimit te Lumit Radika. Financimi i Librit te Shqiptarit Ortodoks Branko Sinadinovski dhe sa e sa manifestime te tjera.Sikur qellimet e Lates te ishin te sinqerta ne dobi te Qytetit dhe jo per interes personal nuk do te kishte krijuar ngateresa dhe Konflikte me asnje Dibran as nga Dibra dhe as nga Diaspora.Interesi I tij miskin dhe pangopshmeria e tij jane arsyeja qe shume kontribues qe ariten ta njohin fytyren e tij te vertete jane kunder veprimeve te tij dhe insistojne ne zbardhjen e vjedhjeve te tij ordinere i maskuar here si fetar e here si KOMBETAR.