Ish zëvendës-presidenti i Barcelonës, Mestre: Nuk e di nëse Messi do të rinovojë kontratën

Ish zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre nuk është e sigurt nëse Lionel Messi do të rinovojë kontratën e tij në klubin katalanas.

Marrëveshja aktuale e yllit argjentinas përfundon në vitin 2021 dhe përfshin një klauzolë që i lejon atij të largohet në fund të çdo sezoni.

“Nuk kam ide nëse ai do të rinovojë”, ka thënë fillimisht Mestre për mediumet Cope dhe Radio Marca për situatën e Messit.

“Babai i tij po negocion rinovimin. Unë gjithmonë respektoj kontaktin me lojtarët”.

“Kam ndërhyrë vetëm kur ishte momenti për të biseduar”.

Messi është akuzuar se ka shumë ndikim në nënshkrimet e reja dhe Mestre zbuloi se kë kërkoi kapiteni verën e kaluar.

“Messi i kërkoi direkt Josep Maria Bartomeut kthimin e Neymarit, por ai nuk bëri presion ndaj tij”, përfundoi ish numri dy i Barcelonës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu