Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Hoxha: Ekziston rreziku i konfliktit të ri me Serbinë

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka deklaruar se ekziston mundësia e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxha ka bërë thirrje për kujdes, duke e ndërlidhur deklaratën nga sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, i cili ka theksuar se duhet të shmangen konfliktet, megjithatë, ai vlerëson se kjo është një çështje e interpretimit dhe ka rrezik në vetvete.

Hoxha ka thënë se rreziku është vërejtur më 24 shtator, kur grupet paramilitare serbe kishin hyrë në territorin e Kosovës para syve të botës.

Ai ka pohuar se Serbia mund të përballet me humbje nëse vendoset për një konfrontim, por thekson se veprimet e tyre, përfshirë vendimin për shtimin e ushtrisë kufitare me Kosovën dhe organizimin e grupit të Milan Radoiçiqit, mund të cilësohet si shtyrje e Serbisë drejt një konflikti me NATO-n.

Hoxha gjithashtu ka sugjeruar se ndikimi i Rusisë mund të jetë një faktor shtytës për një konflikt të ri, duke thënë se përpjekjet e tyre për të hapur një front të ri mund të detyrojnë Serbinë në një ballafaqim me NATO-n.

Blinken tha se ‘nuk duhet’, pra nuk tha që nuk do të lejojmë konflikte, por ‘nuk duhet të shohim’. Kjo është çështje interpretimit që besoj se ka rrezik në vete. Ne e pamë në 24 shtator që bandat paramilitare terroriste serbe hynë në Kosovë dhe e panë e gjithë bota. Prandaj rreziku ekziston. Unë jam i qartë që Serbia e ka të qartë humbjen nëse ballafaqohet, por që veprimet e tyre vendosja e ushtrisë kufi me Kosovën, organizimi dhe riorganizimi i grupit të Radoiçiqit dhe shtyrja apo shtytja nga ana e Rusisë për të hapur një front të ri, ndoshta do ta detyrojnë Serbinë që të ballafaqohet me NATO-n”, ka thënë Hoxha, për RTV Dukagjini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu