Ish zyrtari i partisë së Kasamit: Besa parti e mirë, por udhëheqësinë e kontrollon BDI-ja

Liridon Useini ishte ndër figurat më të njohura të Lëvizjes Besa. Me aktivitetin e tij si kryetar i Forumit Rinor të partisë, ai fitoi simpati të shumta në opinion dhe falë kësaj u zgjodh edhe kryetar i Këshillit të komunës Zhelinë.

Mirëpo dëshira për të punuar më shumë në favor të qytetarëve, e jo në favor të partisë si duket e solli në konflikt me udhëheqësinë e partisë së tij dhe u shkarkua nga pozita e kryetarit në Këshill. Ai thotë se më së shumti është habitur kur ka kuptuar se shkarkimi i tij është bë në koordinim mes udhëheqësisë së Lëvizjes Besa dhe sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Artan Grubi.

Ai thekson vazhdimisht se Besa është parti e mirë, por udhëheqësia e kësaj partie është nën ndikim të madh të Grubit.

Opinioni e sidomos aktivistet e LB ka te njohur se kush prej udhëheqësisë së tyre ka bashkëpunuar me Artan Grubin. Ai që thotë se nuk e kam takuar asnjëherë pikërishtë ai është takuar disa herë me qëllimin e vetëm përçaj e sundo”, thotë Useini, duke aluduar te Adnan Azizi, bashkëpunëtor i afërt i Bilall Kasamit.

Useini shton se udhëheqësit e Levizjes Besa “vuajn që të kenë bashkëpunim me BDI-në”.

Në moment që do kishin mundësin e parë unë jam i vetëdijshëm që ato do të përplaseshin mes veti se kush do ta takoj i pari Artan Grupin”, thekson ish kryetari i rinisë së Besës.

Poashtu sqaron shkaqet pse ndodhi përplasja e tij me udhëheqësinë e partisë.

“Fakti që unë veproja si i pavarur dhe nuk isha në shërbim për të realizuar egot e tyre në këshillin komunal dhe vazhdoja të jem në pozitë të udhëheqësit me përkrahjen e shumicës së këshilltarëve”, sqaron ish kryetari i FR të Lëvizjes Besa, Liridon Useini, i cili i dëshpëruar nga padrejtësitë te Lëvizja Besa u largua nga kjo parti dhe aktivitetin e vazhdoi në AAA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu