“Ishalla ngel sakat” Kiara përplaset ashpër me ndjekësen, publikon bisedën

Kiara Tito ka reaguar për ngjarjen e rëndë të 41-vjeçares nga Durrësi. Kiara ka dhënë edhe një shembull konkret duke postuar një mesazh të një prej ndjekësve të saj, ku i shkruan: Ishalla po ngel sakat ti. Kiara ka reaguar për këtë dhe duket mjaft e revoltuar.

Ajo shkruan: ”Ja për këto e kam fjalën, kështu është kur ju jepet mundësia të ndiheni zot përpara një tastiere! Sa gjynah, njerëz bosh.”

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, Kiara shkruan:

“Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje.

Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!”.

FOTO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu