Ishte duke punuar, shqiptari digjet i gjallë

Një 45-vjeçar nga Shqipëria ka gjetur vdekjen në Greqi, pas një aksidenti të rëndë në Alikes, në Volos të Greqisë.

Ai është djegur i gjallë në një zjarr që përfshiu ndërtesën e kompanisë së frigoriferëve “Aleksopulu”, ku punonte si saldator.

Mediat greke bëjnë me dije se 45-vjeçari nga Shqipëria u gjend i djegur nga zjarrfikësit pranë shkallës së brendshme.

Hetimet e para thonë se gjatë saldimit morën flakë muret e frigoriferëve te vjetër, duke u përhapur menjëherë në gjithë ndërtesën, ndërsa dy punëtorët e tjerë arritën të largohen.

Ende nuk dihet identiteti i 45-vjeçarit shqiptar, veç faktit që ai ishte baba i tre fëmijëve dhe banonte prej vitesh në Alikës të Volos.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të bëhet dhe autopsia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu