Mbrëmjen e djeshme një banesë në Fushë-Milot është grabitur. E ditur u bë se në banesën e Taf Shabanit është grabitur një shumë me vlerë 300 mijë euro.
Në banesë ndodhej vetëm zonja e shtëpisë, e cila ka treguar se ata që e kanë grabitur janë paraqitur si punonjës policie.
Më pas janë ngjitur në katin e dytë të banesës dhe ka hapur me forcë kasafortën ku ndodheshin eurot. E zonja e shtëpisë në një prononcim për ‘fax web‘ ka thënë:
“Erdhën të tre dhe më thanë ku e ke djalin. Unë po bëja një byrek. Më thanë jemi nga policia, ka dalë djali prej burgu dhe e ke fut djalin këtu, më tha mua. Ku e ke strehu me than mua. Ku ke armë thonin se ka djali armë. Se di sa lek me ka marr, se dija sa lek kanë qenë i herë. Mori goca policinë. Ata kishin qenë duke vjedh. Ç‘kanë hek me sharru kasafortën, zhurmë e madhe. Edhe plaçket e nuses i kanë marrë.‘‘
Ka qenë i zoti i shtëpisë, Taf Shabani ai që i ka thënë policisë se vlera e grabitur është 300 mijë euro. Ai është shprehur se paratë ishin të fëmijëve që i ka në emigracion në Itali.










