A ishte Edi Rama një basketbollist i mirë? Ja çfarë thotë ish-trajneri i tij

Kryeministri Edi Rama po përgadit qeverinë “2” për të qeverisur edhe 4 vite të tjera Shqipërinë.

Rama njihet për talentin e tij në pikturë, i njohur si “piktori” por edhe për sportin e tij të preferuar, basketbollin.

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që e ka ushtruar këtë sport por ka arritur të jetë pjesë e ekipit kombëtar të basketbollit.

Por çfarë mendonte Astrit Greva, trajneri i përfaqësueses së koshit para vitit 1990, njëherësh trajner i Edi Ramës.

Greva çmon se Edi Rama ishte një lojtar që e meritonte të ishte pjesë e skuadrës kombëtare, madje një lojtar që gëzonte simpatinë e grupit dhe shfaqej si lider i tij.

“Jam pyetur shpesh në lidhje me praninë e Edi Ramës në ekipin kombëtar të basketbollit. Ishte i gjatë, i fuqishëm. Nuk ka qenë një basketbollist që kishte teknikë të lartë, por ishte i kërkuar për dy cilësitë që thashë më lart. Nga ana tjetër, ishte lojtar i ri, që krijonte shoqëri të paparë me grupin.

E donte tejmase grupi. Madje lojtarët më thoshin shpesh: “Profesor! Të lutem merre Edin me vete jashtë shtetit”. Mua gjithnjë më ka habitur shoqëria e fortë që ai krijonte me grupin dhe besimi që lojtarët kishin tek vlerat e tij, duke e bërë Edi Ramën jo vetëm të domosdoshëm në skuadër, por një lojtar me peshë”, shprehet Greva.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu