Ishte shteti i vetëm në Europë pa të infektuar, shënohen rastet e para edhe në Mal të Zi

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se 2 persona kanë dalë pozitiv në koronavirus. Kryeministri Dusko Markovic njoftoi se të prekura janë dy gra të moshës 72 vjeç dhe 47 vjeç.

Të prekurat kishin histori udhëtimi. Së fundi ato ishin kthyer nga Amerika, përkatësisht Spanja.

Spanja pas Italisë është vendi më i prekur nga koronavirus në Europë. Ndërkohë SHBA ka kaluar shifrën e 5 mijë të prekurve. Mali i Zi deri më tani ka qenë vendi i vetëm në Europë i pa prekur nga Covid-19.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu