ISIS-i mund të ndërmarrë më shumë sulme me armë kimike

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, kolonel Jeff Davis, ka deklaruar se ndërkohë që po afron operacioni për Musulin, organizata terroriste ISIS mund të shtojë sulmet me armë kimike ndaj ushtarëve amerikanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë konferencës ditore në Pentagon, Davis ka dhënë detaje mbi luftën kundër ISIS-it dhe zhvillimet e fundit.

Duke tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve gjithnjë e në rritje të ISIS-it ndaj ushtarëve irakianë dhe amerikanë, Davis tha: “Ndërkohë që po afron operacioni për Musulin, ISIS-i mund të ndërmarrë më shumë sulme me armë kimike.”

Davis theksoi se kjo organizatë terroriste veçanërisht përdor gazin mustard në sulmet e saj. Duke nënvizuar se ISIS edhe më parë ka organizuar sulme të ngjashme, Davis tha se kjo tregon që organizata terroriste “ndodhet në një rrugë pa krye”.

Javën e shkuar ISIS organizoi për herë të parë një sulm me gaz mustard ndaj bazës ushtarake ajrore El-Kajjara e cila ndodhet në afërsi të Musulit dhe që përdoret nga ushtarët irakianë dhe ato amerikanë. Ndërkohë që nga sulmi nuk pati të lënduar, zyrtarët amerikanë e cilësuan atë si “të dobët” dhe të pa efektshme. Autoritetet nisën edhe një hetimet në lidhje me këtë sulm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu