Italia gjunjëzohet tërësisht nga COVID-19, gati 1000 viktima në 24 orë

Italia po kalon ditët e saj më të vështira, ndërkohë numri i viktimave në ditë po shkon në 1 mijë. Italia ka shënuar sot një rekord të numrit të viktimave të regjistruara brenda 24 orëve.

Të dhënat janë dramatike 969 viktima më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin total të tyre në 9134. Numri i personave të infektuar ka arritur 86 498 e ka regjistruar 5959 raste më shumë pozitive se një ditë më parë.

Numri i personave të shëruar është 10 950, ndërsa orët e fundit janë shëruar 589 pacientë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu