Ivanov: Problemet të mos zgjidhen në Ambasada

Gjatë shënimit të festës nacionale maqedonase -Ilindeni,presidenti Gjorgje Ivanov gjeti kohën edhe për t’u deklaruar për situatën aktuale në vend,sidomos marrëveshjen mes katër partive që do te sjellë sipas tij daljen nga kriza e madhe politike,transmeton InfoShqip.com

” Në emër të heronjve tanë nga e kaluara, por edhe të fëmijëve tanë, të cilët janë heronj të ardhmërisë, ju ftoj t’i sakrifikojmë interesat personale për shkak të atyre të përgjithshmeve, interesat e ngushta partiake për shkak të atyre shtetërore.

Të ndërtojmë kulturë të dialogut dhe kompromisit, por dhe ndjenjë për unitet për interesat shtetërore. Ju ftoj dialogun ta zhvillojmë në institucione, e jo në ambasada, mbështetjen ta kërkojmë nga qytetarët, e jo nga faktorët ndërkombëtarë, porositi dje presidenti Gjroge Ivanov nga Qendra memoriale në Pelinc, në shënimin e festës nacionale maqedonase – Ilindeni.

Ai tha se e përshëndet marrëveshjen e partive për dalje nga kriza politike, të cilën qytetarët maqedonas e përshëndetën. Por, tani, tha Ivanov, vjen pjesa më e rëndë.

“Ajo është që të plotësohet e dakorduara dhe të mbahet fjala e dhënë. Pikërisht tani është koha për përmbajtje dhe përgjegjësi, prej çka varet jo vetëm zgjidhja e krizës, por edhe ardhmëria e Maqedonisë” – theksoi Ivanov.

Ashtu siç na duhet unitet për ardhmërinë, ashtu për unitet na duhet pajtim, tha Ivanov dhe shtoi se deri te pajtimi mund të vijmë vetëm me sakrificë. Ai porosit se patjetër duhet t’i vije fundi spirales së ndarjeve.

“I ftoj partitë politike të përmbahen nga mospranimi i dëshirës së qytetarëve atëherë kur do të humben zgjedhjet, por edhe nga injorimi i atyre që mendojnë ndryshe atëherë kur do të fitojnë në zgjedhje” – tha presidenti maqedonas.

/InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu