Izet Haxhia lidhet me një vajzë shqiptare: Martesa ime kishte marrë fund, ja si ndihem tani

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, do të ekstradohet për në Shqipëri sipas vendimit të fundit nga Gjykata e Lartë në Turqi.

Haxhia ka qenë në arrati dhe akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit, në kohën kur Berisha ishte president.

Gjatë këtyre 12 viteve si azilant politik në Turqi, Haxhia shpesh hidhte akuza për Berishën lidhur me vrasjen e Hajdarit.

Haxhia ka thënë se arrestimi i tij u përdor si presion ndaj qeverisë Berisha, që Turqia të arrinte synimet e veta politike.

Ai ka treguar për gazetën “Dita” se po pret që ta kthejnë në burgun shqiptar, dhe se më në fund mendon se mund të hapet çështja dhe të gjendet fajtori i vërtetë për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit.

Gjatë intervistës, ish-truproja i Berishës ka përmendur edhe lidhjen me një vajzë të re që jeton në Francë. Haxhia ka qenë i martuar por siç tregon ai, 19 vite në Turqi kanë bërë punën e tyre me largësinë.

Ai ka thënë:

Unë kam qenë i martuar, por ka 17 vite që jetoj vetëm. Martesa ime kishte marrë fund. Ka rreth një vit që jam lidhur me një vajzë shqiptare që jeton në Francë. Është një lidhje shumë e fortë dashurie, e cila kishte filluar para 20 vitesh, por për shumë arsye nuk mund të kurorëzohej. E rëndësishme është që e ndjej veten shumë të lumtur e të plotësuar në këtë lidhje dhe kam përkrahjen e dashurisë time të jetës në çdo situatë. Lum ai që mund të gjejë dashurinë e vërtetë dhe i jam shumë mirënjohës Zotit që ma krijoi këtë mundësi. Erdha për një muaj në Turqi e ngela 19 vjet. As nuk e kam ndërmend të arratisem edhe pse i kam të gjitha mundësitë që të iki që sonte nga këtu. Unë do kthehem në Shqipëri më ekstraduan, apo nuk më ekstraduan autoritet e Turqisë.”
Izet Haxhia akuzohet se ka qenë personi që ka telefonuar Azem Hajdarin për të dalë jashtë selisë së PD pak para vrasjes, por ai thotë se telefoni nuk është gjetur kurrë dhe se dikush ia ka hedhur atij fajin për këtë vrasje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu