Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN, sonte nga Komuna e Zhelinës, lideri i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti theksoi:

“Si mundet që Bujar Osmani të paraqitet si pro-evropian, kur pikërisht ai e priti Llavrovin dhe Vuçiçin? Ai në fushatë paraqitet si haxhi, ndërsa në pushtet përkrah LGBT, në fushatë del nga Open Ballkani, në pushtet futet në Open Ballkan, në fushatë me autobus, në pushtet me mercedes, në fushatë thotë nuk më mjafton rroga, në pushtet blejnë kompani me miliona euro.

Mashtrimeve tuaja u ka ardhur fundi. Open Ballkani dështoi, sepse ju donit me Sërbinë dhe pa Kosovën, ndërsa me Koalicionin VLEN nuk ka më pa Kosovën dhe as kundër Kosovës.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu